Sport

Ja pse Muriqi nuk mund të startojë para Ujkani

Autori: Erion Maliqaj 12:24 | 17 November 2018

Samir Ujkani, pritet të jetë në portën e Kosovës në duelin që zhvillohet sonte kundër Maltës.

Arsyeja kryesore që e favorizon Ujkanin para Muriqit, është se po kalon formë të mirë me Kosovën, ku në 4 ndeshje të Ligës së Kombeve ka pranuar vetëm 2 gola, shkruan Gazeta inFokus.

Ndërkaq, në total, që nga ardhja e trajnerit, Bernard Challandes, në 7 ndeshje ka të pranuar vetëm 2 gola.

-Advertisement-

Në anën tjetër, Arijanet Muriqi i Manchester Cityt, pavarësisht kualiteteve që ka, pritet të jetë në bankën e rezervistëve, pasi është hera e para që u grumbullua me Kosovën.

Megjithatë, është trajneri zviceran ai që në fund do të vendos se kush do të startojë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera