Sport

Ja pse Mou kërkonte mbrojtës. Manchester United mposhtet 3-2 nga Brighton!

Autori: Gazeta inFokus 07:31 | 20 August 2018

Manchester United tregoi se si një skuadër nuk duhet të mbrojë në ndeshjen që humbi me rezultatin 3-2 ndaj Brighton.

Skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho pësoi 3 gola nga kundërshtari modest (Murray, Duffy dhe Gross me penallti), duke treguar se mbrojtja e “Djajve të Kuq” kishte nevojë për përforcime.

Për Manchester United shënuan Lukaku dhe Pogba me 11-metërsh.

-Advertisement-

Kështu, për United vjen humbja e parë në Premier League pas vetëm dy ndeshjesh të luajtura.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera