Rajoni dhe Bota

Ja pse gjendja e Schumacher është mbajtur e fshehtë për më shumë se 5 vjet

Autori: Gazeta inFokus 14:43 | 10 September 2019

Michael Schumacher gjithmonë donte të ishte larg vëmendjes së publikut.

Dhe kjo është arsyeja pse problemet me shëndetin e tij janë mbajtur fshehur, që pas aksidentit të tij mbi pesë vjet më parë, transmeton Klan Kosova.

Kampioni i F1 goditi kokën mbi një shkëmb ndërsa ishte duke bërë ski me djalin e tij, 14 vjeç atëherë, në alpet franceze në dhjetor të vitit 2013.

-Advertisement-

Schumacher, 50 vjeçar, mbeti me lëndime të rënda në kokë dhe ra në koma.

Lajmet dhe të rejat për gjendjen e Schumacher nuk janë lëshuar kurrë.

Ai thuhet se kishte marrë kujdes mjekësor në shtëpinë e familjes së tij pranë liqenit të Gjenevës në Zvicër.

Në fillim të kësaj jave, u raportua se Schumacher ishte dërguar në një spital në Paris për trajtim me një kirurg francez.

Kampioni i botës i F1 mësohet se do të marrë një trajtim eksperimental, drejtuar nga Philippe Menasche, që bazohet tek “infuzioni i qelizave burimore që ndodhen në organizëm për të arritur një veprim sistematik anti-inflamator, në të gjithë organizmin.”

Duke folur në një takim të profesionistëve të mediave në mars 2016, menaxherja e Schumacher, Sabine Kehm tregoi se pse përditësimet për shëndetin e tij kanë qenë të pakta dhe nuk janë bërë publike.

“Në përgjithësi, mediat kurrë nuk kanë raportuar për jetën private të Michael dhe Corinna”, tha ajo.

“Një herë në një diskutim të gjatë, Michael më tha: “Nuk ke nevojë të më telefonosh deri vitin tjetër, unë po zhdukem”.

“Mendoj se ishte ëndrra e tij. Kjo është arsyeja pse tani unë dua të mbroj dëshirat e tij”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera