Lajme

Ja pse duhet të punoni edhe gjatë ditëve të pushimeve

Autori: Gazeta inFokus 10:38 | 29 May 2018

Sipërmarrësi Grant Cardone beson se të punuarit shumë orë gjatë javës, madje edhe në fundjavë apo gjatë pushimeve, është frytdhënëse. “Java ka 168 orë. Dhe ju duhet të punoni për pjesën më të madhe të tyre”, – thotë milioneri, i cili punon rreth 95 orë në javë.

Nëse doni të jeni shumë i suksesshëm, ju duhet të përpiqeni shumë për të – thotë ai për “CNBC Make It”. Dhe duhet të jeni i përgatitur për të, atëherë kur askush tjetër nuk është. Në vend që të bëni atë që bën turma, “punoni kur të tjerët nuk janë duke punuar”.

Kjo do të thotë që gjatë ditëve të rëndësishme pushim duhet të përqendroheni se si të fitoni dhe të ecni përpara. “Duhet të punoni gjatë ditëve të pushimit, atëherë kur gjithë të tjerët nuk do të jenë duke punuar. Nëse doni të ndryshoni situatën tuaj, ju duhet të punoni. Nëse do të bëni këtë gjë, do të jeni me fat në të ardhmen”.

Edhe ylli i programit “Shark Tank”, biznesmeni dhe investitori amerikan, marka e të cilit vlen 1 miliard dollarë, është i të njëjtit mendim. Në thelb, sekreti i suksesit është ky: “Punoni. Punoni deri në limitet tuaja. Çohuni para të gjithëve, dhe shkoni të flini pas gjithë të tjerëve. Kjo është e gjitha”

-Advertisement-

Megjithatë, jo të gjithë janë dakord me këtë mendim. “Puna e vazhdueshme nuk është kurrë përgjigjja e vërtetë” – thotë sipërmarrësi dhe bashkëthemeluesi i LinkedIn.
“Nëse doni të arrini suksesin ju nevojitet vendosmëri, zgjuarsi dhe një pjesë përtaci. Po, përtaci”.

Megjithatë, për disa, orët e gjata, janë gjithnjë përgjigjja drejt suksesit”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera