Ja pse duhet të përdorni qumështin e dhisë për tretjen e mirë
Autori: Gazeta inFokus 06:57 | 03 July 2020
Tretja e mirë dhe produktet e bulmetit janë gjithnjë një kombinim shumë i diskutueshëm.
Kjo për shkak se ushqimet që përmbajnë laktozë, për shumë persona mund të shkaktojnë probleme të tretjes dhe stomakut. Pra qumështi, kosi apo djathërat nuk janë zgjedhja e duhur nëse vuani nga konstipacioni apo tretja.
Pavarësisht kësaj ekspertët rekomandojnë qumështin e dhisë si një alternativë e mirë për shëndetin e stomakut. Në këtë artikull tregohet se si ta përdorni atë për shëndet dhe për të përmirësuar tretjen.
Vlerat e qumështit të dhisë
Megjithëse nuk është gjerësisht i përdorshëm, qumështi i dhisë ka të njëjtat vlera me atë të lopës. I pasur me vitaminë D, magnez, kalium dhe yndyrna të shëndetshme qumështi i dhisë është një vlerë e shtuar për organizmin. Gjithsesi ndryshe nga qumështi i lopës apo lloje të tjera të qumështit, ai i dhisë ndihmon shumë shëndetin.
Si e ndihmon tretjen
Ndryshe nga qumështi i lopës, ky lloj përmban një lloj probiotiku që quhet oligosakarides. Pikërisht ky probiotik është edhe fillimi i tretjes së mirë dhe funksionimit të stomakut. Konsumimi i këtij qumështi do t’ju bëjë të ndiheni të qetë dhe barku i fryrë e i fortë nuk do të ekzistojë. Edhe për personat që ndihen të fryrë apo ndjejnë shqetësime pak pasi kanë konsumuar qumësht lope, tek ai i dhisë nuk do ta ndjejnë këtë shqetësim. Kjo për shkak të proteinës A1 të cilën qumështi i dhisë e përmban shumë më pak se ai i lopës. Këtë proteinë shumë njerëz nuk arrijnë ta tresin mirë, ndaj për të evituar problemet mundohuni të zëvendësoni qumështin e lopës me atë të dhisë.
Ku ta gjeni
Qumështi i dhisë gjendet lehtësisht në dyqane apo mund edhe ta merrni direkt nga fermerët, duke u siguruar që është më parë i pasterizuar. Duke qenë se është ndër më të shtrenjtët në treg, tregohet një mënyrë alternative me çfarë mund ta zëvendësoni. Quhet kefir me qumësht dhie dhe përmban sasi të këtij qumështi që ju siguron tretjen e mirë. Kefirin mund t’a përgatisni fare lehtë edhe vetë në shtëpitë tuaja sipas./AgroWeb
Të tjera
-
Deklarimi i çuditshëm i pasurisë nga Hysamedin Feraj: Shtëpinë e llogaritë 12 euro e 50 cent, banesën rreth 115 euro
Hysamedin Feraj çudit me vlerën e pasurive, deklaron shtëpi 12 euro e 50 cent...
-
Gazetari serb: Vuçiq dhe Lista Serbe do t’i tradhëtojnë deri në fund serbët e Kosovës
Analisti serb, Branisllav Kërstiq, ka deklaruar se në amplitudën e tradhëtisë...
-
Hoti ngre alarmin për mungesë të investimeve kapitale, kërkon rishikim të politikave fiskale
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti deklaron se në Qeverinë Kurti janë ...
-
Shkoi për ta vizituar babanë, u bë piktor i njohur, historia frymëzuese e Zecir Gashit nga Gjermania
Një histori frymëzuese nis në vitin 1994 kur Zecir Gashi, kishte udhëtuar për...
-
Kosova merr një mirënjohje në Bienalen e Venecias, ministrja serbe e lëshon sallën (Video)
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka bërë të ditur se p...
-
46 mijë e 556 qytetarë me të drejtë vote në referendumin e së dielës në veri
46 mijë e 556 qytetarë të katër komunave veriore, kanë të drejtë të marrin pj...
-
Shumica e pasurisë së kryeparlamentarit Konjufca në emër të prindit
Vetëm një banesë 90 metra katrorë që ka vlerën e 60 mijë eurove, e ka deklaru...
-
Ngritët kallëzim penal ndaj dy inspektorëve dhe u.d kryeinspektores së Shëndetësisë, ia ndërprenë jashtëligjshëm punën një qendre shëndetësore
Është ngritur kallëzim penal ndaj ushtrueses së detyrës së kryeinspektores së...
-
Presidentja Osmani shumicën e pasurisë e deklaron në emër të bashkëshortit të saj
Në deklarimin e pasurisë të bërë në Agjencinë Kundër Korrupsionit, Presidentj...
-
Kryeministri Kurti deklaron pasurinë: Banesë në vlerë 400 mijë euro në emër të gruas (Dokument)
Kryeminsitri Albin Kurti ka deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrups...
-
Ramush Haradinaj deklaron pasurinë: Vetëm shtëpitë dhe vila e tij kanë vlerë mbi 1.2 milion euro (Dokument)
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar pasurinë e tij në A...
-
Memli Krasniqi deklaron pasurinë: 65 mijë euro në Bitcoin, shtëpi 180 mijë euro e banesë 120 mijë euro (Dokument)
Agjencia Kundër Korrupsionit ka publikuar të shtunën, deklarimet e pasurisë s...