Rozë

Ja pse Ariana Grande nuk mori pjesë në Emmy Awards

Autori: Gazeta inFokus 15:44 | 18 September 2018

Ka pasur raportime gjatë ditëve të fundit se Ariana Grande dhe Pete Davidson, i fejuari i saj, do të jenë të pranishëm në Emmy Aëards 2018, transmeton Klan Kosova.

Por kjo gjë nuk ndodhi.

Ekipi i këngëtares 25-vjeçare dha një shpjegim mbrëmë.

-Advertisement-

‘Në kundërshtim me raportimet, Ariana nuk do të marrë pjesë në Emmy sonte. Pete ka vendosur gjithashtu të mos marrë pjesë në të’, tha ekipi për People.

‘Duke pasur parasysh ngjarjet e dy viteve të fundit, Ariana’s i duhet një kohë e gjatë për t’u shëruar dhe përmirësuar. Ajo do të qëndrojë në shtëpi për të kaluar kohë me të dashurit e saj dhe të punojë në muzikë të re. Ajo falënderon të gjithë fansat e saj për mirëkuptimin e tyre’.

Ish i dashuri i Ariana’s, Mac Miller, vdiq papritur para dy javësh në moshën 26-vjeçare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera