Rozë

Ja pse Adriana Matoshi u divorcua nga ish-bashkëshorti i saj. Aktorja tregon arsyen

Autori: Gazeta inFokus 08:43 | 09 November 2020

Gjatë kësaj kohe aktorja nga Gjilani, Adriana Matoshi ka qenë mjaft e përfolur për lidhjen saj të re, ndërsa prej vitesh ka qenë nënë beqare.

Ajo ka qenë pjesë e emisionit “Tete a Tete”, dhe ka treguar më gjerë për jetën dhe karrierën e saj profesionale.

Matoshi ka rrëfyer arsyen e divorcit nga ish-bashkëshorti i saj, biznesmeni Albert Sylejmani.

-Advertisement-

“Sigurisht që divorci nuk është një gjë që duhet me u gëzu, ajo vjen nga diçka që nuk e pret ose ti nuk ke pasur qëllime të tilla, ajo ka ndodhur. Periudhën sa kam qenë e martuar, kam qenë e lumtur. Kam pasur një moment kur gjithçka u thy shpirtërisht emocionalisht dhe fizikisht shumë rëndë. Periudhë që ka lënë varrë në shpirtin tim, por i kam pasur vetëm dy mundësi; me shkatërru veten apo me ec përpara, dhe kam zgjedhur të eci përpara për hir të fëmijëve të mi që ata janë qenia më e pafajshme në botë”.

“E kam vuajtur një periudhë, derisa jam koncentruar të bëj vetëm gjëra të mira dhe jam shumë e lumtur që nuk ja kam lejuar vetes që diçka e madhe të më hedh poshtë. E kaluara ime mbetet e kaluar, por jam femër ambicioze, kam shumë gjëra për të bërë që lidhen me artin, me vështirësi pa vështirësi, me shkolla me detyra me gjithçka”, ka thënë ndër të tjera Matoshi.

Kujtojmë se Adriana, javë më parë zyrtarizoi lidhjen me djaloshin 21 vjeçar nga Afrika, Keith Groeneveld.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera