Ja plani i Frashër Krasniqit për pjesëmarrje në seancën konstituive
Autori: Gazeta inFokus 08:02 | 30 June 2017
Frashër Krasniqi do të jetë deputet i Parlamentit të Kosovës. Por ai tash e dhjetë muaj është në arrest shtëpiak. Së voni kjo masë iu vazhdua edhe për dy muaj – çka nënkupton se ai mund të mos marrë pjesë në seancat e kuvendit.
“Normalisht do të përpiqem që të marrë pjesë duke kërkuar leje”, ka thënë Krasniqi për “Ora e Fundit”.
“Nuk pres shumë nga kjo gjykatë sepse kanë ditur të tregojnë më herët se e shpërfillin vullnetin e qytetarëve. Nuk pres shumë por do t’i drejtohem gjykatës që të më lejojë të marrë pjesë ne seanca”, ka theksuar Krasniqi.
Ai ka thënë se kjo nuk do të jetë vetëm kërkesë e tij, por e mbi 7 mijë qytetarëve që e votuan atë, si dhe mbi 200 mijë të tjerë që e votuan Lëvizjen Vetëvendosje.
“Gjykata do të duhej ta dëgjonte një kërkesë të tillë”.
Por që ekziston mundësia që Krasniqi të mos lejohet të marrë pjesë as në seancën konstituive.
“Nuk e di si. Do ta diskutojmë këtë çështje të shohim çka të bëjmë, nëse nuk më jepet leja për seanca”, tha tutje Krasniqi.
Ai ka thënë se është padrejtësi ndaj tij dhe tre aktivistëve tjerë, Atdhe Arifi, Egzon Haliti dhe Adea Batusha vazhdimi dhe mbajtja në arrest shtëpiak.
“Ditën që na u vazhdua arresti, u lëshua Naser Kelmendi që akuzohet për krim të organizuar. Ai thuhet se ka kryer krime të mëdha në nivel ndërkombëtar. Është absurd i madh vazhdimi i arrestit tonë shtëpiak. Jemi të bindur në pafajësi. Në këtë proces zgjedhor u dëshmua se edhe qytetarët janë të bindur për pafajësinë tonë”, tha Krasniqi, duke shtuar se deri tash kanë prezantuar faktet edhe në gjykatë dhe në media se janë të pafajshëm për atë që akuzohen.
Të tjera
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...