Ja përse duhet të hani qershi para gjumit, ndikimi në organizëm
Autori: Gazeta inFokus 06:52 | 20 May 2020
Nuk ka njeri që të mos jetë i marrosur pas qershive. Është e pamundur të mos hutohesh nga larmia e nuancave të të kuqes në treg.
Vlerat dhe Vetitë e Qershive
Qershitë përmbajnë vitaminë A, vitaminë C dhe kalium. Vlerat shëndetësore që merr nga konsumimi i ushqimeve të pasura me vitamin A dhe vitaminë C përfshijnë: një sistem imunitar të përmirësuar, veti superiore të shërimit të plagëve dhe shikueshmëri më të qartë veçanërisht në kushte kur drita është e kufizuar. Konsumimi i ushqimeve të pasura me kalium ndihmon në uljen e tensionit të gjakut dhe zvogëlimin e rrezikut të formimit të gurëve në veshka.
Qershitë janë një burim i pasur i antioksidantëve të fuqishëm që kryesisht gjenden në frutat dhe perimet që kanë ngjyrë të kuqe, vjollcë apo të errët. Një ushqim i pasur me antioksidantë ul rreziqet e sëmundjeve kardiovaskulare. Konsumimi i qershive ka gjetur jehonë për shkak edhe të çlirimit të dhimbjeve nga sëmundje si artriti. Kohët e fundit, është zbuluar që qershitë luftojnë pagjumësinë dhe dhimbjet muskulare. Kjo falë natyrës anti-inflamacion të vitaminës C dhe antioksidantëve.
Ndihmojnë me gjumin
Sipas studimeve, vlerat anti-inflamatore të qershive ju ndihmojnë të flini më mirë. Në ditët e ngrohta qershitë janë një zgjidhje jashtëzakonisht e shijshme dhe freskuese. Zëvëndësoni ushqimin e darkës me këto fruta që bëjnë një ndryshim thelbësor në shëndetin tuaj.
Shuajnë dhimbjet fizike
Qershitë janë natyralisht të pasura me kalium që përçon impulset elektrike në të gjithë trupin. Ky mineral ndihmon në ruajtjen e tensionit të gjakut, me hidratimin, rimëkëmbjen e muskujve, impulse nervore, tretjen, rrahet e zemrës dhe ekuilibrin e pehashit. Në një gotë me qershi gjeni 330 miligramë kalium që përbën 10% të dozës së rekomanduar ditore të kaliumit.
Luftojnë inflamacionin
Studimet kanë treguar që antioksidantët te qershitë mund të pakësojnë dhimbjet dhe zvogëlojnë inflamacionin e shkaktuar nga osteoartriti.
Forcojnë imunitetin
Si të gjitha frutat dhe perimet, qershitë janë të pasura me doza të mëdha antioksidantësh dhe përbërësish që luftojnë virozat. Flavonoidët, antioksidantë që gjenden tek qershitë, luftojnë infeksionet në shumë nivele. Studimet kanë treguar që këto elemente kanë një ndikim domethënës në funksionet e sistemit tonë imunitar./AgroWeb
Të tjera
-
Gërvalla në Kalabri të Italisë: Të shfrytëzojmë resurset dhe të forcojmë urat e bashkëpunimit
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla është duke qëndr...
-
Krasniqi takohet me Gorçeviqin e Malit të Zi, dakordohen për thellim të bashkëpunimeve
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi priti në takim m...
-
Serbi: Raporti i KE-së për Kosovën shihet si gjest armiqësor
Miratimi i raportit që i hap rrugën Kosovës për anëtarësim në Këshilin e Evro...
-
Kroacia nis procedurat për njohjen e patentë shoferëve të Kosovës
Qeveria e Kroacisë ka nisur procedurat për njohjen e ndërsjellë të patentë sh...
-
Tenderi i dyshimtë 2 milionësh i Përparim Ramës për Prishtina Parking
Një tender i komunës së Prishtinës në vlerë mbi 2.5 milionë duket se ka ngjal...
-
Lajçak nga shtatori me post të ri
Përfaqësuesi i veçantë i Bashkimit Evropian për dialog Miroslav Lajçak do të ...
-
Hamza e sfidon Kurtin për t’u përballur: Kur të don, i garantoj debat të edukuar
I nominuari për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza i ka bërë ftesë kryeministr...
-
Osmani kujton mas*akrën e Belegut: Qoftë i përhershëm kujtimi për gjithë të rënët për liri
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar masakrën e Belegut në Deçan, ...
-
Ministri italian i Mbrojtjes mbërrin në Kosovë, ambasada jep detaje për agjendën e tij
Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, ka mbërritur në Aeroportin Ndër...
-
Kurti sot takohet me studentët romë, ashkali dhe egjiptianë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot do të takohet me disa nga studentët ...
-
“Tërhiqet” ushtria serbe nga Presheva
Artileri e madhe ushtarake serbe, është parë duke u larguar mbrëmë nga komuna...
-
Ministri i Mbrojtjes i Italisë vjen në Kosovë
Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, do të qëndrojë në Kosovë gjatë ...