Ja përgjigjja e Elon Musk kur e pyesin nëse beson në Zot!
Autori: Gazeta inFokus
11:00 | 20 Nëntor 2023
Elon Musk në një podcast me Lex Fridman ka deklaruar se ai beson në Zotin që definohet nga Spinoza.
Sipas kësaj pikëpamjeje, Zoti është vetë universi dhe e shpërfaq veten përmes ligjeve të fizikës ose siç ka thënë fizikani teorik, Albert Ajnshtajn përmes harmonisë së ligjshme të botës.
“Nëse i kthehemi pyetjeve edhe një herë, ju keni thënë se jeni me të njëjtin mendim me Ajnshtajnin, që besoni në Zotin e Spinozës”,-u pyet Elon Musk nga Fridman dhe përgjigjja e tij ishte: “po”.
“Po. Unë do të pajtohesha se Zoti, ose simuluesi, ose kushdo një qenie supreme, apo qeniet supreme e shpërfaqin veten përmes fizikës, ata janë krijues të kësaj ekzistence dhe e kemi për detyrë të kuptojmë më shumë rreth këtij krijimi të mrekullueshëm. Pra, nëse jemi në një simulim, arsyeja pse këto qenie supreme e menaxhojnë këtë simulim është për të parë se çfarë do të ndodh. Kështu që, ata nuk e dinë se çfarë ndodh, përndryshe nuk do e mbanin këtë simulim. Kur njerëzit krijojnë një simulim, përshembul në SpaceX dhe në Tesla ne krijojmë simulime gjatë gjithë kohës. Sidomos për raketa, duhet të kryejmë shumë simulime për të kuptuar se çfarë do të ndodhë, sepse nuk mund ta testojmë raketën derisa ta dërgojmë në hapësirë dhe ne duam që të funksionojë. Por ne i bëjmë simulimet për të parë se çfarë ndodhë, nëse do e dinim se çfarë do të ndodhte ne nuk do t’i bënim simulimet. Pra, kushdo që e krijoi këtë ekzistencë, janë duke e operuar sepse nuk e dinë se çfarë do të ndodhë.”

T� tjera
-
IPK nis hetimet për rastet e raportuara nga Arlinda Zekaj në Polici, do të verifikohen edhe lëshimet e mundshme të zyrtarëve
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka nisur veprimet hetimore dhe verifikue...
-
Rasti i Arlindës, Anita kërkon nga avokatja Hoxha të zbulojë se cili Haradinaj përmendet në kërcënime
Anita Mucaj-Haradinaj, bashkëshortja e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, ka...
-
Vrasja e Arlinda Zekajt, qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të saj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Kurti: Arlinda kërkoi, por nuk e mori mbrojtjen që i duhej për të mbetur gjallë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar hetim të plotë dhe të menjëhe...
-
Deliu-Kodra: Më vjen marre nga ky fjalim në Kuvend, dikush duhet të dorëhiqet
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar so...
-
Gërvalla: Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën, vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Ze...
-
Nëna e Liridona Ademajt ndan dhimbjen me familjen Zekaj: Kur e mora vesh se edhe një çikë e Kosovës u bë viktimë e vrasjes, mu rihapën plagët
Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli ka...
-
Rasti i gruas në Pejë, Tahiri: Do të duhej të kishte dorëheqje – s’mjaftojnë ngushëllimet
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar dorëheqje dhe shkarkime pas vr...
-
Vëllai i Arlinda Zekajt: Zemra nuk po ma mban me shkru për vrasjen tande
Alban Zekaj, vëllai i Arlinda Zekajt, gruas që u vra mizorisht mbrëmë, tre di...
-
Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucional...
-
Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për...
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...































