Ja për cilët meshkuj thuhet se kanë pasur lidhje me Marinën (Foto)
Autori: Gazeta inFokus
11:32 | 03 Korrik 2017
Marina Vjollca gjithmonë ka hezituar që ta bëjë publike jetën e saj private.
Madje, ajo tentoi që të lë private edhe lidhjen me Getoar Selimin, një përpjekje e cila asaj megjithatë i dështoi.
Sidoqoftë, këngëtarja suksesshëm ka mbajtur jetën e saj private ndër vite.
Ajo besohet se jo shumë para romancës me Getin, ka pasur relacione më të afërta me dy meshkuj tjerë.
Bukuroshja bionde sipas emisionit Wazzup në Klan Kosova ka pasur një romancë afatgjate me futbollistin e e Shkëndijës, Ardian Cuculin.
Ardian Cuculi besohet se ka qenë i dashuri afatgjatë i Marinës. Vet futbollisti asnjëherë nuk e ka mohuar romancën, teksa bukuroshja nuk ka folur kurrë për të!
Kjo lidhje asnjëherë nuk u bë publike, ndonëse në fotot e Marinës me futbollistin, shihet një emocion tjetër.
Një tjetër lidhje e spekuluar e prezantueses është relacioni i saj me Blerim Destanin.
Shpeshherë të parë në publik duke flirtuar, ata asnjëherë megjithatë nuk bënë gjeste duke pasur afërsi fizike.
Destani besohet sipas shumë thashethemeve se ka pasur romancë me Marinën, por e cila nuk zgjati shumë për shkak të keqkuptimeve të tyre atë kohë.
Bukuroshja e Top Channel u raportua së fundmi se shtyu martesën potenciale me reperin Getoar Selimin.
Dasma e tyre pritet të realizohet jo më larg se këtë vit, në një ceremoni madhështore në Prishtinë.
Tash e dy vjet Geti dhe Marina janë në lidhje dhe jetojnë në Tiranë në shtëpinë që e kanë blerë bashkë. Në vazhdimësi Geti është përpjekur që të ndihmojë edhe motrën e Marinës, Luana Vjollcën, në një përpjekje që ajo të ketë sukses në skenën muzikore.
Sidoqoftë, më shumë se sa në muzikë, Geti i ka ndihmuar Luanës në jetën private, pasi tash e sa kohë spekulohet se femra më seksi shqiptare është në një lidhje me një prej biznesmenëve më të njohur kosovar, shok i afërt i Getoar Selimit, i cili është i martuar dhe ka fëmijë (emër i njohur për redaksinë).
E sigurt është – Geti dhe Marina janë në pozitën më të mirë të karrierës së tyre në skenën publike, duke qenë çifti më i dashur i publikut që nxit më së shumti interesim me aktivitetet e përditshme, një ngjashmëri që në botë e gjejmë tek Jay Z dhe Beyonce.


T� tjera
-
Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucional...
-
Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për...
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...
-
Macron paralajmëron: E shtuna e ardhshme mbetet “ditë me rrezik të lartë” nga protestat
Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi të hënën se e shtuna e ardhsh...
-
Gjyqtari e lejoi dhunuesin të jetojë në një shtëpi me viktimën, ia ndaloi t’i afrohej në distancë dy metrash në shtëpinë ku jetonin
Migjen Kastrati, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Pejë, kishte marrë një vendi...
-
Prokuroria në Pejë: Janë iniciuar hetime ndaj zyrtarëve të përmendur në parashtresën e Arlinda Zekajt
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, j...
-
Presidentja ua përcjell kryeparlamentares dhe deputetëve vendimin për kthimin e Ligjit të Speciales në Kuvend
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ia ka kthyer Kuvendit për rishqy...
-
Njeriu i tij rrëfen momentin kur Vuçiq mori vesh se kishte humbur zgjedhjet në Serbi
Presidenti i Partisë Progresive Serbe, Milosh Vuçeviq, ka komentuar humbjen z...
-
“Jepni dorëheqje”, Çitaku: Si Arlinda, edhe unë uroj që të mos mund të flini më natën!
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për së ...



































