Lajme

Ja pasuria e disa funksionarëve shqiptarë në Maqedoni

Autori: Gazeta inFokus 11:35 | 05 June 2017

Priten fletat anketuese për gjendjen pronësore të ministrave të rinj – për disa prej tyre ka të dhëna për atë se sa janë të pasur dhe me çfarë prone disponojnë, mirëpo prej disa prej tyre fare nuk ka të dhëna. Kështu, në mesin e funksionarëve të rinj qeveritarë që duhet të dorëzojnë fletë anketuese janë zëvendëskryeministri Hazbi Lika, nga radhët e BDI-së, pastaj ministri i ri i drejtësisë, Bylent Saliu dhe zëvendëskryeministri i ri për eurointegrime, Bujar Osmani, i cili është një nga ministrat e mëparshëm për shëndetësi. Pritet që gjendjen e tij pronësore ta paraqesë edhe ish-kryetari i komunës së Strugës – Ramiz Merko, i cili u bë ministër pa resor, njofton Portalb.mk.

Fletë anketuese duhet të dorëzojë edhe njëri nga ministrat pa resor, Аdnan Qahil nga Partia për zhvillimin e turqve në Maqedoni. Qahil tashmë është i njohur për nga pjesëmarrja në pushtetin ekzekutiv – nga viti 1998 deri në vitin 2000 ishte ministër pa resor në qeverinë e udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja, ndërsa dy vitet e ardhshme si këshilltar qeveritar. Në zgjedhjet e vitit 2002 është zgjedhur si deputet. Gjendjen e tij pronësore duhet ta paraqesë edhe ministri pa resor – Samka Ibraimovski, njeriu i parë i Partisë për emancipimin e romëve.

Një pjesë e funksionarëve të emëruar tani, edhe përkundër obligimit ligjor, akoma nuk e kanë bërë publike gjendjen e tyre pronësore. Hulumtimi të cilin e realizoi Qendra për bashkëpunim ndërkombëtar tregoi se 35 funksionarë të emëruar dhe të zgjedhur – edhe përkundër obligimit, akoma nuk kanë dorëzuar fleta anketuese.

-Advertisement-

“Gjatë verifikimit për personat për të cilët ka të dhëna se janë zgjedhur dhe emëruar si funksionarë gjatë kësaj periudhe, në bazë të vendimeve të publikuara në Gazetën zyrtare, konstatuam se për 18% ose për 35 persona nuk kishte fleta anketuese në ueb-faqen e Komisionit për parandalimin e korrupsionit, ndërsa nga ana tjetër KSHPK-ja ka bërë 9 kërkesa për ngritje të procedurës kundërvajtëse për mosdorëzim të fletës anketuese” – thotë Marija Sazdevski nga Qendra për bashkëpunim ndërkombëtar.

Sipas zgjidhjeve ligjore, bartësit e funksioneve publike kanë për obligim që në afat prej 30 ditësh nga marrja e detyrës të plotësojnë fletë anketuese për gjendjen pronësore. E njëjta duhet të bëhet edhe pas largimit nga funksioni apo gjatë marrjes së ndonjë funksioni të ri. Në bazë të këtyre të dhënave ndiqet se a ka pasur dhe cilat kanë qenë ndryshimet në gjendjen pronësore të funksionarëve derisa kanë qenë në funksion – që mund të jetë edhe sinjal ose arsye për hetim të pronës së fituar, njofton Portalb.mk.

Kush, sa dhe çka posedon…

Sipas analizës që e bëri “Portalb”-i, ja se çka shkruan në fletën anketuese të një pjese të deputetëve të përbërjes së re parlamentare:

Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi tashmë e dorëzoi edhe fletën e tretë anketuese – tani nga pozita e njeriut të parë të parlamentit. Gjendja e paraqitur pronësore është e njëjtë me gjendjen pronësore të paraqitur në fletën anketuese nga pozita e deputetit. Kështu, kryetari aktual i Kuvendit posedon shtëpi në Forinë me vlerë pothuajse 179.000 еuro, banesë prej 46 metrash katrorë në Shkup, e vlefshme 35.000 еuro, veturë Audi A4 dhe rrogë të bashkëshortes prej 17.000 denarësh. Në fletën e re anketuese, nga pozita e deputetit, Xhaferi ka paraqitur edhe një veturë me vlerë prej 2.000 еurosh, si pronë e fëmijëve, mirëpo edhe dy kredi prej 26.500 еurosh dhe 550.000 denarësh.

Sadulla Duraku, ministër i mjedisit jetësor

Komisioni për antikorrupsion disponon me fletën anketuese të ministrit aktual për mjedis jetësor, mirëpo nga pozita e kryetarit të komunës së Likovës. Kështu, sipas të dhënave, Duraku si pronë personale ka paraqitur vetëm një veturë të tipit Audi А4 në vlerë prej 20.000 еurosh dhe librezë devizore të kursimit me 9.000 dollarë. Prona e patundshme që është paraqitur si pronë e përbashkët gjendet në Likovë, dhe me këtë rast në fletën anketuese janë paraqitur: tokë bujqësore me vlerë 40.000 еuro, dy oborre dhe dy shtëpi, njëra me sipërfaqe prej 410 metrash katrorë dhe e dyta me sipërfaqe prej 260 metrash katrorë – me vlerë të përbashkët të paraqitur prej 95.000 еurosh. Ministri Duraku ka paraqitur edhe një traktor të vlefshëm rreth 6.000 еuro, që është paraqitur si pronë e prindërve.

Bardhyl Dauti, PDSH

Sipas asaj që e ka paraqitur në fletën anketuese, Dauti posedon vetëm një veturë me vlerë prej pothuajse 5.000 еurosh dhe në emrin e tij ka një kredi prej 657.648 denarësh. Prona tjetër, shtëpia prej 200 metrash katrorë në Xhepçisht me vlerë të paraqitur prej 100.000 еurosh, toka bujqësore me vlerë prej 24.300 еurosh dhe hapësira afariste janë paraqitur në emrin e prindërve të tij. Deputeti Dauti, si anëtar i Këshillit komunal të komunës së Tetovës, në fletën e parë anketuese ka paraqitur edhe rrogë prej 28.400 denarësh, mirëpo tani në fletën e re anketuese është ajo që risi është se shtëpia prej 80 metrash është rritur në 200 metra katrorë, ndërsa është rritur edhe sasia e tokës bujqësore.

Zijadin Sela, deputet

Gjithçka që është theksuar në fletën anketuese të Selës është paraqitur si pronë personale. Kështu, deputeti Sela posedon shtëpi në fshatin Livadhi të Strugës prej 300 metrash katrorë me vlerë prej 80.000 еurosh, tokë bujqësore me vlerë të paraqitur prej 33.000 еurosh dhe pyll në vlerë prej 60.000 еurosh. Sela vozit automobil të tipit Jaguar me vlerë të paraqitur prej 6.000 еurosh. Sela në llogarinë për transaksione ka paraqitur 3.262 еuro dhe kredi prej 10.000 еurosh.

Afrim Gashi, Besa

Si pronë personale, Gashi ka paraqitur dy llogari për transaksione pa para në to, automobil me vlerë prej rreth pesë mijë eurosh, ndërsa në emrin e bashkëshortes, stoli në vlerë prej 120.000 denarësh. Në fletën anketuese është paraqitur edhe pronë e patundshme, mirëpo në emrin e prindërve: banesë prej 60 metrash katrorë në Shkup, tokë, shtëpi, si dhe pension të prindërv. /Portalb/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera