Fokus

Ja nga sa para janë ndarë në secilin qytet të Kosovës për bujqësi

Autori: Anita Krasniqi 14:46 | 07 August 2019

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka publikuar një raport për grantet që kanë përfituar  komunat e Kosovës gjatë viteve 2009-2018.

Në këtë raport janë të detajuara se ku kanë shkuar çdo grant dhe  pagesë direkte, shkruan Gazeta inFokus.

Për tetë vite janë shpenzuar rreth 91 milionë euro nga MBPZHR-ja për t’iu dal në ndihmë fermerëve.

-Advertisement-

Në bazë të raportit “Grantet & Pagesat Direkte” në vitin 2011, komuna e Skenderajt kishte përfituar vlerën më të madhe prej 146 mijë euro.

Por në vitin 2012 përfituesi më i madh ishte nga një regjion tjetër, shkruan Gazeta inFokus.

313 fermerët nga Komuna e Pejës kishin fituar 676 mijë euro.

Për dallim nga vitet paraprake 2013 ishte viti ku arriti vlera më e madhe e përfituar si në numrin e

përfituesve prej 504 sosh po ashtu edhe në shumën e përfituar prej 11 milionë euro.

Gjatë viteve 2013, 2014, 2015, 2016, 2018 Prishtina ishte komuna e cila kishte shumën më të madhe të

përfituar në krahasim më komunat e tjera./Gazeta inFokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera