Lajme

Ja nga cilat vende të Kosovës janë dy të infektuarit e ri me koronavirus

Autori: Gazeta inFokus 16:46 | 23 March 2020

Dy të infektuar të ri me koronavirus të hënën janë konfirmuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

Sic njofton ky institucion, njëri është mashkull me vendbanim nga fshati Petrovë i Shtimes, në moshën 44-vjeç dhe tjetra me vendbanim në Prishtinë nga komuna e Prishtinës e gjinisë femër e moshës 39-vjeç, shkruan gazeta inFokus.

Kështu nga data 08.02.2020 deri më sot, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 604 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, gjithsej tridhjetë e pesë raste kanë rezultuar pozitive, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 617 kontakte të rasteve që kanë rezultuar pozitive./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera