Lajme

Ja nga cilat qytete jane tre të infektuarit e ri me koronavirus

Autori: Gazeta inFokus 19:40 | 29 March 2020

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka konfirmuar se edhe tre raste të tjera në Kosovë kanë dalë pozitiv me koronavirus.

“Sot më 29.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 45 mostra të marra nga rastet në terren dhe nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, tre prej tyre kanë rezultuar positive”, thuhet një njoftimin e IKSHPK-së.

Dy nga këta raste jane në Prishtinë kurse tjetri në Kijevë të Malishevës, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

“Rastet pozitive janë raste kontakti, dy prej të cilave me vendbanim në Prishtinë dhe një me vendbanim në fshatin Kijevë-Malishevë”, thuhet në njoftim./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera