Lajme

Ja nga cilat qytete janë rastet e reja me koronavirus

Autori: Gazeta inFokus 23:06 | 09 April 2020

Instituti i Shëndetit Publik i Kosovës ka konfirmuar edhe tre raste të reja me koronavirus, shkruan gazeta inFokus.

“Sot më 09 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 117 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, gjithsej tre (3) prej tyre kanë rezultuar pozitive”, thuhet në njoftim.

Rastet e reja janë nga këto qytete:

-Advertisement-

“Rastet pozitive janë raste kontakti, një (1) rast me vendbanim nga Suhareka, një (1) rast me vendbanim nga Hajvalia-Prishtinë, një (1) rast me vendbanim nga Leshak- Leposaviq”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera