Lajme

Ja në cilin vend do të jetë baza më e madhe e NATO-s në Ballkanin Perëndimor

Autori: Gazeta inFokus 21:07 | 18 March 2022

Një bazë e vjetër ajrore e Shqipërisë po rinovohet, për t’u bërë qendër e re taktike e operacioneve të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO).

Në atë që pritet të bëhet baza e parë ajrore e NATO-s në Ballkanin Perëndimor është paraparë të vendosen një mori aeroplanësh modernë luftarakë, raporton Radio Evropa e Lirë.Në bazën ajrore në Kuçovë do të vendosen një mori aeroplanësh modernë luftarakë.

Aleanca Veri-Atlantike ka ndarë 50 milionë euro për financimin e rinovimit të pistave dhe të magazinave të karburanteve dhe të municioneve.Baza pritet të hyjë në funksion para vitit 2023.

-Advertisement-

Kjo bazë ndodhet rreth 85 kilometra në jug të kryeqytetit, Tiranës dhe ka marrë emrin nga qyteza e vogël e afërt e Kuçovës e cila gjatë regjimit komunist quhej Qyteti Stalin.

Forca ajrore shqiptare kishte mbi 200 aeroplanë MiG, të prodhimit sovjetik.Avionët e vjetër u tërhoqen nga përdorimi në vitin vitin 2005.

Forca ajrore shqiptare tani ka disa helikopterë, por jo edhe aeroplanëKuçova pritet të bëhet baza e parë ajrore e NATO-s në Ballkanin Perëndimor.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera