Lajme

Ja në cilin fshat dyshohet se është kryer krimi ndaj disa personave, ku sot u arrestua Salih Mustafa!

Autori: Gazeta inFokus 20:45 | 24 September 2020

Gjatë ditës së sotme policët e EULEX-it e kanë arrestuar ish-eprorin e UÇK-së, Salih Mustafën, i cili gjendej në shtëpinë e tij. Ai u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Mustafa ishte intervistuar nga prokurorët e Dhomave të Specializuara, në nëntor të vitit të kaluar, në cilësinë e të dyshuarit për krime lufte, shkruan Indeksonline.

Gjykatësi i procedurës paraprake e konfirmoi aktakuzën kundër Salih Mustafës më 12 qershor 2020. Në përputhje me rregullën 88(2) të Rregullores së Procedurës dhe të Provave para Dhomave të Specializuara të Kosovës, aktakuza e konfirmuar nuk u bë publike në atë kohë.

-Advertisement-

Por cila është arsyeja që Specialja ka arrestuar ish-eprorin e UÇK-së?

Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave.

Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar. Në aktakuzën e konfirmuar, Salih Mustafa akuzohet në kuadër të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale, për: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme si krime lufte të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jondërkombëtar në Kosovë, ose në lidhje me atë konflikt.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera