Lifestyle

Ja në cilën moshë meshkujt janë më të zjarrtë në shtrat

Autori: Gazeta inFokus 13:28 | 11 January 2022

Nxitja seksuale ndryshon ndjeshëm me kalimin e viteve. Në pamje të parë mund të duket se hormonet luajnë një rol të madh kur bëhet fjalë për dëshirën për seks, por kjo nuk ndodh në të gjitha rastet.

Ndikim kanë edhe faktorët tjerë si ai mendor, social dhe fizik dhe kjo është arsyeja se pse ndodh që disa njerëz edhe pse janë në moshën e kulminacionit seksual, kanë më pak epsh.

Gjatë viteve të njëzeta, meshkujt kanë nivele të larta të testosteronit, hormoni përgjegjës për zgjimin seksual, prandaj meshkujt e kësaj moshe zakonisht kanë një dëshirë të fortë seksuale.

-Advertisement-

Nga ana tjetër, rreth 8% e meshkujve në të njëzetat e tyre përjetojnë herë pas here probleme me disfunksionin erektil.

Kjo gjendje ndodh për shkak të ndonjë problem shëndetësor ose psikologjik, prandaj është mëse e nevojshme këshilla e mjekut.

Edhe pse testosteroni fillon të bjerë ngadalë rreth moshës 35 vjeçare, shumë meshkuj kanë ende një dëshirë të fortë seksuale gjatë këtyre viteve. Nivelet e testosteronit zakonisht bien me rreth 1 përqind në vit, por te disa meshkuj mund të bien edhe më shpejtë dhe kjo mund të ndikojë në jetën e tyre seksuale.

Përveç kësaj, shumë meshkuj në këtë moshë ndjejnë stres të madh për shkak të punës, familjes dhe detyrimeve të tjera, gjë që mund të ndikojë shumë në atë se sa janë të interesuar për seksin.

Burrat që janë 50+ dhe që kanë shëndet të mirë mendor dhe fizik, mund të kenë edhe dëshirë për të vazhduar jetën seksuale.

Megjithatë, në këto vite mund të paraqitet edhe problemi i disfunksionimit erektil, pra ereksioni bëhet më i rrallë dhe jo i fortë për të kryer marrëdhënie seksuale.

Vetëm plakja nuk është shkaku kryesor i mosfunksionimit erektil, por problemet shëndetësore që vijnë me moshën, si sëmundjet e zemrës, diabeti, kolesteroli i lartë dhe barnat që përdoren për trajtimin e tyre.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera