Lajme

Ja në çfarë moshe ishin dy viktimat e fundit nga koronavirusi në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 16:06 | 05 October 2021

Gjatë 24 orëve të fundit Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin e fundit të të infektuarve me Covid-19, shkruan Gazeta Infokus.

Në këtë njoftim është bërë e ditur se janë shënuar dy raste të vdekjes.

Sipas Ministrisë, të dyja rastet i takojnë gjinisë mashkullore, njëri nga komuna e Podujevës, ndërsa viktima tjetër është nga komuna e Fushë Kosovës.

-Advertisement-

Viktima nga Podujeva i takon moshës mbi 60 vjeç ndërsa i vdekuri nga komuna e Fushë Kosovës i takon moshës mbi 70 vjeç.

Në 24 orët e fundit janë nga 3.285 testime, 38 qytetarë kanë rezultuar pozitiv ndërsa janë dhënë 8.777 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.388.583 doza të vaksinës.

Ndërsa sot janë shëruar 185 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 155.379.

Në total numri i rasteve aktive është 1.895./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera