Lajme

UP-ja në afatin e dytë do të pranojë kaq studentë!

Autori: Gazeta inFokus 07:53 | 17 August 2017

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” në afatin e dytë pritet të pranojë 3.448 studentë. Zyrtarë të Rektoratit të Universitetit të Prishtinës kanë bërë të ditur se afati për pranimin e studentëve pritet të hapet në javën e parë të shtatorit, shkruan sot Koha Ditore.

“Prorektori për mësimdhënie dhe çështje të studentëve në Universitetin e Prishtinës ‘Hasan Prishtina’, Naser Sahiti, ka deklaruar për gazetën se afati për aplikim do të jetë i hapur 7 ditë.

Megjithatë numri i saktë i studentëve që do të regjistrohen këtë afat nëpër njësitë akademike, sipas tij, do të dihet nga fundi i këtij muaji.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera