Lajme

Ja me sa vite dënohet Liridon Uruqi, që vrau shokun e tij

Autori: Gazeta inFokus 15:53 | 24 February 2020

Gjykata e Apelit,  i ka refuzuar ankesat në rastin e të akuzuarit Liridon Uruqit,  Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Gjilan i datë 30.12.2019, është vërtetuar, shkruan gazeta inFokus.

Sipas  këtij aktgjykimi Liridon Uruqi.  është dënuar më dënim unik prej  18 vjet e 6 muj burgim, pasi që është shpallur fajtor për veprat penale vrasje.

“Prishtinë, 24.02.2020 – Gjykata e Apelit,  i ka refuzuar ankesat në rastin e të akuzuarit L.U.  Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Gjilan i datë 30.12.2019, është vërtetuar. Sipas  këtij aktgjykimi L.U.  është dënuar më dënim unik prej  18 vjet e 6 amuj burgim, pasi që është shpallur fajtor për veprat penale “Vrasje” nga neni 178 paragrafi 1  i Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe “Kanosje”  nga neni 185 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 2 e 1 të KPRK-së, të po këtij kodi.

-Advertisement-

Gjykata e Apelit gjeti se aktgjykimi i ankimuar nuk është përfshirë në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale. Po ashtu vlerëson  se dënimi i shqiptuar ndaj të akuzuarit nga ana e gjykatës së shkallës së parë,  është në harmoni me intensitetin e rrezikshmërisë shoqërore të veprës penale dhe shkallës së përgjegjësisë penale të akuzuarit si ekzekutor, dhe se me këtë dënim do të arrihet qëllimi i përcaktuar më ligj”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Apelit.

Kujtojmë se me  28 korrik 2018, Liridon Uruqi qëlloi shokun e tij me armë zjarri duke e lënë të vdekur në Bresalc të Gjilanit, 22 vjeçarin Fatlind Arifi./Gazeta inFokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera