Lajme

Ja me çfarë udhëtojnë Sami Lushtaku e Rrustem Mustafa për në Hagë

Autori: Sylejman Sylejmani 10:47 | 11 January 2019

Arianit Koci avokati i dy të thirrurve nga Gjykata Speciale, Sami Lushtakut e Rrustem Mustafës ka konfirmuar në një prononcim për Gazetën inFokus se të hënën do të fillojë intervistimi në Hagë i dy klientëve të tij.

“Këtë vikend do të udhëtojmë. Të hënën fillon intervistimi”, ka thënë Koci duke mos dashur të jap më shumë detaje se në cilën cilësi janë ftuar të mbrojturit e tij.

Ai gjithashtu ka konfirmuar se nuk do të ketë ndonjë linjë të veçantë me të cilën do të udhëtojnë për në Hagë.

-Advertisement-

“Ne kemi me udhëtu këtë vikend edhe unë, edhe Rrustem Mustafa edhe Sami Lushtaku, por ende nuk e kemi vendosë se me kënd do të fluturojmë, por linja e rregullt do të jetë”, ka theksuar ai.

Për shumë komandantë e ish-ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës tashmë ka mbërritur ftesat nga Gjykata Speciale.

Kësaj liste së fundmi i është shtuar edhe një femër.

Bëhet fjalë për Raimonda Rrecin, e cila është bërë femra e parë që është ftuar nga kjo Gjykatë/Gazeta inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera