Ja kushtet e KQZ-së për certifikimin e koalicioneve

Autori: Gazeta inFokus
14:04 | 16 May 2017
Komisioni Qendror Zgjedhor ka njoftuar partitë politike se ato parti, të cilat nuk e njoftojnë Zyrën se do të garojnë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës , si koalicione ato nuk mund të aplikojnë për certifikim dhe të garojnë si pjesë e koalicionit pas afatit të paraparë sipas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për caktimin të afateve të aktiviteteve zgjedhore.
“Partitë politike që deklarohen se do të garojnë në emër të koalicionit pas kësaj date nuk mund të garojnë si të vetme, për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, që do të mbahen më 11 qershor”, thuhet në një letër të KQZ-së dërguar subjekteve politike.
Sipas kësaj letre partia politike, e cila tërhiqet nga koalicioni pas afatit të lartcekur, nuk mund të garojë si e vetme e as të lidhë koalicionin me ndonjë parti tjetër, ndërsa pjesa tjetër e atij koalicioni mund të merr pjesë në këto zgjedhje.
“Gjithashtu të gjitha partitë e regjistruara që vendosin të marrin pjesë në zgjedhje në emër të koalicionit , duhet të deklarojnë edhe partnerët tjerë të atij koalicioni deri në afatin e përcaktuar më lartë (njoftimi për koalicionin duhet të jetë nga të gjithë partnerët e atij koalicioni)”, thuhet në letër.

Të tjera
-
Dialogu me Serbinë, prioriteti numër një i Kryeministrit gjatë fundjavës
Kryeministrit Albin Kurtit sa herë t’i sillet ndërmend se tema e dialogut me ...
-
Qeveria sfidoi vendimin e Kushtetueses, KDI: Haxhiu ndërhyu në pavarësinë e sistemit gjyqësor
Qeveria sfidoi vendimin e Kushtetueses, KDI: Haxhiu ndërhyu në pavarësinë e s...
-
Kamberi tregon se çka bisedoi me Hillin
Shaip Kamberi, deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë është takuar me ambas...
-
Dëshmitari pretendon se babai i tij u keqtrajtua nga Pjetër Shala
Dëshmitari i parë i prokurorisë, në gjykimin kundër Pjetër Shalës, është një ...
-
Osmani: Nëna Ferdonije, shembull i qëndresës në momente të vështira
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në 24-vjetorin e rrëmbimit dhe zhdukjes s...
-
Ministrja gjermane: Duhet të nisë rindërtimi i Ukrainës
Ministrja gjermane për Zhvillim, Svenja Schulze, ka thënë se duhet të nisin p...
-
Shkaktari i zjarrit në IML dyshohet se ishte defekti në instalimin elektrik, flet edhe Prokuroria
Defekti në instalimin elektrik po dyshohet se ka qenë shkaktari i zjarrit që ...
-
Guvernatori i BQK-së: Sektori bankar nga viti 2018 ka rritje të aseteve për 2.6 miliardë euro
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, në përfundim të mand...
-
Diaspora i dërgoi 1.22 miliardë euro në Kosovë në vitin 2022
Instituti GAP ka njoftuar se dërgesat e diasporës në Kosovë gjatë vitit 2022,...
-
Qeveria sfidoi vendimin e Kushtetueses, KDI: Haxhiu ndërhyu në pavarësinë e sistemit gjyqësor
Instituti Demokratik i Kosovës i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës të mos i sfid...
-
Sulmi ndaj Top Channel që la të vdekur rojën – Policia shoqëron disa person në stacion
Policia e Vlorës ka shoqëruar në komisariat disa persona të cilët mund të ken...
-
Munishi paralajmëron denoncimin e disa rasteve të rënda: “Kanë bërë kerre, banesa – unë me kredi”
Ish-trajneri i Prishtinës, Ismet Munishi, ka thënë sot se është dëmtuar në va...