Sport

Ja kush qëndron prapa marrëveshjes Ronaldo-Juventus

Autori: Gazeta inFokus 20:56 | 03 July 2018

Ndryshimi i sponsorëve nga Nike në Adidas mund të jetë pas lajmeve të fundit që ylli i Real Madrid, Cristiano Ronaldo për të kaluar në Juventus.

Tregimi për këtë transfer u paraqit në Tuttosport të shtunën në mbrëmje në ballinën e gazetës të së dielës, por ato vazhduan edhe në shtypin spanjoll në 24 orët e fundit me një intensitet të madh.

Sipas Calciomercato.com, dorë në këtë marrëveshje mund të luaj Adidas.

-Advertisement-

CR7 ka marrëveshje të nënshkruar me Nike që nga viti 2003, që është ambasador në brendin e tyre dhe që e paguan lojtarin 24 milionë euro në vit.

Nike po ashtu ka qenë sponsor i Juventusit për 11 vite para se ata ta ndryshojë sponsorin e fanellave në Adidas në korrik të vitit 2015, transmeton GazetaExpress.

Nëse Ronaldo po konsideron kalimin në Adidas, kjo duket se ka kuptim pse ai po i bashkohet Juventusit pasi që do të ishte pjesë e një strategjie më të madhe të sponsorizimeve.

Kjo lidhet edhe me Romaneës.eu të cilët thonë se ishte selia e Adidas që e dizajnojë në veshje të Juventusit, Ronaldon.

Sky Sport Italia ka shkruar këtë mbrëmje se nuk ka pasur negociata të tilla, kaq të shpejta, por fituesi të Topit të Artë i është bërë e qartë se Juventusi është një opsion i mirë për të këtë verë nëse dëshiron ta lë Real Madridin.

Në të njëjtën kohë, ai do të këtë rrogë më të madhe – raportohet për 30 milionë euro në vit – e cila do ti paguhet nga sponsorët por edhe do të rriste brendin e familjes Agnelli që menaxhon me Juventusin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera