Lajme

Ja kush po e mbron djalin e shefit të AKI-së që u zu me armë e drogë

Autori: Gazeta inFokus 12:31 | 23 October 2018

Djali i drejtorit të AKI-së, Shpend Maxhunit i ka nxjerrë punë edhe komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e këtij institucioni të sigurisë së lartë.

Kryetarja e këtij komisioni, Ganimete Musliu ka deklaruar se do të kërkojnë detaje nga policia, për rastin ku djali i Maxhunit u zu me armë e drogë në Prishtinë, shkruan Gazeta inFokus.

Megjithatë, ajo ka thënë se nuk duan të përzihen në probleme familjare.

-Advertisement-

“Kemi të bëjmë me djalin e drejtorit dhe jo drejtorin dhe si të tillë neve nuk na duhet që problemet familjare që t’i fusim në institucione. I ftoj sistemin e drejtësisë që të ketë zero tolerancë  dhe pavarësisht djali i kujt është të ndiqet penalisht. Kërkoj që t’i qasen profesionalisht dhe zyrtarisht dhe t’i japim një kahje të drejtë kësaj çështje… Ne mund të spekulojmë dhe gjithçka nuk më intereson familja e askujt nëse evidentohet që Shpend Maxhuni ka bërë ose ka tentuar të bëjë ndërhyrje në deklarata do e thërrasim me përgjegjësi para komisionit”, ka thënë Musliu.

Ndryshe, të shumtë janë ata që kanë kërkuar që Shpend Maxhuni të shkarkohet ose të jap dorëheqje pas këtij skandali. /Gazeta inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera