Lajme

Ja kush janë përkrahësit e Isa Mustafës që nuk arritën të bëhen deputet?

Autori: Gazeta inFokus 12:48 | 14 June 2017

Sokol Havolli, Vlora Dumoshi , Arban Abrash, Bajram Gecaj, Skender Hyseni, Imet Rrahmani, Bardhyl Meta, Hykmete Bajrami, Valon Murtezaj e të tjerë duket se nuk do të arrijnë të fitojnë postin e deputetit, për shkak se ishin pjesë e kabinetit dhe ekipit politik të Isa Mustafës!

Edhe pse ende nuk kemi një rezultat përfundimtar të zgjedhjeve të 11 Qershorit, duke i patur parasysh të dhënat e deritashme nga Degët e LDK-së anembanë vendit del se votuesit e LDK-së ndëshkuan kandidatë te favorizuar të Isa Mustafës ndërkaq shpërblyen me votë ata që ishin kundër koalicionit me PDK-në.

Ajo që mund të thuhet tashmë është fakti se “kundërshtarja” më e madhe e Isa Mustafës dhe e koalicionit me PDK-në Vjosa Osmani tashmë do të jetë jo vetëm femra më e votuar në votimet e 11 Qershorit por do të jetë kandidatja e dytë, pas Avdullah Hotit me mbi 60 mijë vota.

-Advertisement-

I votuar poashtu del te jetë edhe Anton Quni, si dhe dy figurat e reja në LDK Lumir Abdixhiku e Driton Selmanaj.

Por nëse shohim renditjen e emrave në Listën e LDK-së del se pothuaja asnjë prej kandidatëve të cilët ishin përkrahës dhe mbështetës të Isa Mustafës nuk kanë marrë vota të mjaftueshme për t’u bërë deputet.

Kështu deri më tash nuk kanë sigura vota të mjaftueshme për të fituar mandatin e deputetit Sokol Havolli këshilltar e Vlora Dumoshi shefe e Kabinetit të Kryeministrit Mustafa, Arban Abrashi minsitër, Bajram Gecaj zv.ministër, Skender Hyseni ministër, Fidan Rekaliu kreytar I FR të LDK-së, Imet Rrahmani ministër, Bardhyl Meta deputet, Hykmete Bajrami ministre, Valon Murtezaj zv.ministër e të tjerë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera