Lajme

Ja kush janë përgjegjës për vdekjen e Astrit Deharit sipas Konjufcës

Autori: Gazeta inFokus 12:39 | 05 May 2017

Deputeti i  VV-së Glauk Konjufca në aksionin e zhvilluar për të kërkuar drejtësi për rastin e Astrit Deharit ka thënë se sot bëhen 6 muaj prej kur aktivisti Astrit Dehari ka vdekur në burgun  Prizrenit.

Sipas Konjufcën përgjegjësit e drejtpërdrejt për rastin e Astrit Deharit janë ministrja e drejtësisë, Dhurata Hoxha dhe ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, raporton Infokusi.com

“Ka kaluar gjysmë viti prej kur Astrit Dehari e gjeti vdekjen në burg ku mbahej padrejtësisht nga ky pushtet dhe jemi mbledhur para qeverisë së Kosovë para ministrisë së Drejtësisë për ti kërkuar përgjegjësit e vërtetë për te vdekjes se Astrit” ka thënë Konjufca, raporton infokusi.com

-Advertisement-

Ai ka thënë se janë  3 segmente që kanë quar drejtpërdrejt në vdekjen e Astrit, pushteti dhe politika që e ka përgjegjës  drejtpërdrejt Kryeministrin dhe Presidentin, Gjyqësia që e ka gjykatës  Kashtanjevën dhe Avdyllahim Islamin dhe policia ne krye me Shpend Maxhunin.

Konjufca ka përfunduar se në këtë shtet deri tani askush nuk ka dhënë llogari për vdekjen e Astrit Deharit/INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera