Ja kush janë kundërkandidatët e Agim Veliut
Autori: Gazeta inFokus 11:41 | 23 August 2017
Kryetari aktual i Podujevës për të pestën herë do të garojë për të parin e Podujevës. Në këtë komunë që nga paslufta askush nuk ka mundur t’i fitojë zgjedhjet përballë Veliut.
Nënkryetari i LDK-së në disa raste ato i ka fituar edhe pa balotazh. Por edhe pse Veliu ka thënë më herët se nuk do të garojë sërish për kryetar, LDK vendosi edhe njëherë që të kandidojë Veliun. Kjo pasi që LDK në zgjehdjet parlamentare pësoi rënie ndonëse doli e para.
Por kush janë tre kandidatët që do ta sfitojnë Veliun?
Nënkryetari i LDK-së ka përballë dy ish-komandatë të UÇK-së dhe një ish të burgosur politik. Vetëvendosje e cila në këtë komunë është rritur qindpërqind, për kandidat ka caktuar Ajet Poterën.
Njëri ndër ish- komandantët më në zë të zonës së Llapit, para disa muajsh ka aderuar në Vetëvendosje pasi që braktisi Forcat e Sigurisë së Kosovës në të cilën shërbeu që nga themelimi, e paraprakisht edhe në Trupat Mbrojtëse të Kosovës. Potera ishte edhe në garë për deputet ku mori më shumë se 5 mijë vota, ndërsa Vetëvendosje ka marr mbi 10 mijë vota.
Kundërshtari i Veliut nga AAK-ja po ashtu është një ish-komandant i UÇK-së.
Fatmir Humolli apo siç është i njohur me pseudonimin Baci ka qenë komandant i shquar në zonën e Llapit si dhe ka udhëhequr shumë me beteja të rëndësishme. Fatmir Humolli është familjar i dëshmores Ylfete Humolli e vrarë në vitin 1990 nga forcat serbe dhe vëllait të saj Mentor Humolli që është vrarë në Koshare.
Kundërkandidat i Veliut është edhe ish-i burgosuri politik Hajredin Hyseni.
Hyseni ishte burgosur në vitet e tetëdhjeta dhe nëntëdhjeta për shkak të veprimtarisë për çlirim. Hyseni është kandidat nga PDK-ja, ka qenë deputet i Kuvendit të Kosovës dhe ka mbajtur disa poste të rëndësishme qeveritare./KosovaPress/
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...