Fokus

Ja kush ishin komandantët e TMK-ës e FSK-ës deri tani

Autori: Gazeta inFokus 14:20 | 14 December 2018

Katër komandant ka pasur deri tani Kosova.

Pas përfundimit të luftës në vitin 1999, Ushtria Çlirimtare e Kosovës u transformua në Trupa Mbrojtëse së Kosovës.

TMK ishte organizatë civile për ndërhyrje dhe shërbime emergjente, e cila ishte aktive nga viti 1999 deri më 2009, ndërsa Komandanti i parë i kësaj Trupe ishte gjeneral-lejtnant Agim Çeku.

-Advertisement-

Çeku shërbeu në TMK nga viti 1999 deri në vitin 2006 kur u angazhua në politikë.

Pas Çekut, Komandant i Shtabit të Përgjithshëm të Trupave të Mbrojtjes së Kosovës u emërua gjeneral-lejtnant Sylejman Selimi, shkruan Gazeta inFokus.

Nën komandën e Sylejman Selimit, me 20 janar 2009 TMK-ja zyrtarisht u shpërbë duke u riformuar në Forcat e Sigurisë së Kosovës.

Selimi ishte në krye të TMK-ës deri më 22 nëntor të vitit 2011.

Më 22 nëntor të vitit 2012, me vendim të Presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga Kadri Kastrati u emërua Komandant i FSK-së.

Ndërsa më 18 mars të vitit 2015, Kadri Kastrati doli në pension dhe në vend të tij, Presidentja Jahjaga dekretoi gjeneral Rrahman Ramën komandant të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Sot edhe zyrtarisht u votuan tri projektligje për Forcën e Mbrojtjes së Kosovës që gradualisht do të bëhet ushtri e mirëfilltë. E komandant i saj është Rrahman Rama /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera