Fokus

Ja kush i quan Ushtarët e Kosovës shejtan

Autori: Gazeta inFokus 13:41 | 19 December 2018

Tashmë është zbuluar se kush qëndron pas faqes që përdori gjuhë urrejtëse ndaj Ushtarëve të Kosovës.

Njohësi i teknologjise informative, Valon Tupella e ka zbuluar emrin e personit i cili si duket është shtetars serb që jeton në Suedi.

Përmes një postimi në Facebook, Tupella ka sqaruar se është shumë e thjesht të hapësh profile të rreme dhe t’i përdorësh për qëllime të caktuara.

-Advertisement-

“Njohuritë minimale teknologjie mundësojnë që një person të hapë më shumë profile dhe adresa në FB të cilat mundet t’i përdorë për qëllime të ndryshme. Dy profile të zbuluara ditëve të fundit janë përdorë për manipulimin e një numri të konsiderueshëm të përdoruesve të FB. Keto profile kanë shfrytëzu besimin e lexuesve për të bërë shpifje me qellim të nxitjes së urrejtjes ndërfetare” shkruan Tupella.

Milutin Jovanovic është emri i cili figuron si përdorues i kësaj faqeje.

“Eshtë fjala për qytetarin serb i cili jeton ne Suedi dhe merret me gënjeshtra dhe propagandë të rrezikshme. Lexuesi i kujdesshëm duhet që ti përzgjedhë me kujdes miqtë virtual sepse aty mund të fshihet ndonjë dashakeq real” ka sqaruar tutje Tupella. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera