Sport

Ja kush i mori vendimet për zëvendësimin e lojtarëve në ndeshjet e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 12:11 | 19 November 2020

Kosova mbrëmë shënoi fitoren e parë pas një serie prej dhjetë ndeshjeve pa fitore, 8 humbje dhe 2 barazime, shkruan Gazeta inFokus.

Ishte Lirimi Kastrati, ai i cili ia dhuroi kombëtares kosovare tri pikë, pasi shënoi golin e vetëm në këtë takim në minutën e 30-të.

Në ndeshjet e muajit nëntor, ‘Dardanët’ i drejtoi ndihmës-trajneri i parë, Muharrem Sahiti, pasi tekniku zvicerian, Bernard Challandes, u infektua me koronavirus.

-Advertisement-

Sahiti ka treguar që gjitha zëvendësimet që janë kryer janë bërë më urdhër të zvicerianit. “Zëvendësimet i ka kryer Challandesi. Kemi qenë gjatë gjithë kohës në kontakt”, është shprehur Muharrem Sahiti.

Ai po ashtu, mbrëmë pas ndeshjes, ka treguar që fitorja i dedikohet trajnerit Bernard Challandes./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera