Lajme

Ja kush e quan hajn Enver Hasanin pas vendimit të Gjykatës

Autori: Gazeta inFokus 15:35 | 18 October 2017

Analisti politik Shkelzen Gashi  ka reaguar pas vendimit  nga Gjykata në Prishtinë në lidhje me përkthimin e librave të Ish-rektorit Enver Hasani i cili është dënuar sot, shkruan Infokusi.com

Gashi e ka shkruar në profilin e tij në Facebook  se tash që edhe gjykata i tha hajn, a duhet që sa herë t’i referohemi me i thanë hajn? për shembull: hajni enver hasani në librin e tij “self-determination, territorial integrity and international stability: the case of yugoslavia”, thotë se…?

Sot Gjykata Themelore në Prishtinë e ka denuar Enver Hasanin me 1 vit burg me kusht për dy vjet verifikim në lidhje me kontratën për përkthimin e librave nga anglishtja në shqip për universitetin e Prishtinës.

-Advertisement-

Po ashtu Gjykata i shpalli fajtorë edhe dy të akuzuarit tjerë në këtë rast, Albert Rakipit e Hakif Veliut. Këta dy janë dënuar me nga gjashtë muaj burg, masë e cila u zëvendësohet me gjobë prej 10 mijë euro./INFOKUSI/

Postimi i plotë i Shkelzen Gashit në Facebook:

“tash që edhe gjykata i tha hajn, a duhet që sa herë t’i referohemi me i thanë hajn? për shembull: hajni enver hasani në librin e tij “self-determination, territorial integrity and international stability: the case of yugoslavia”, thotë se…?

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera