Ja kush do të vaksinohet i pari në Kosovë kundër COVID-19
Autori: H. Smajli 11:23 | 05 January 2021
Ministria e Shëndetësisë, konfirmoi për Gazetën Infokus se 360 mijë vaksina antiCOVID-19, do të arrijnë në Kosovë në mes të muajit shkurt.
E ata që do të vaksinohen të parët kundër pandemisë që ka goditur globin, janë punëtorët shëndetësore të cilët që nga rasti i parë që u shfaq në Kosovë kanë qenë në frontin e parë të luftës kundër COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë në një përgjigje për Gazetën inFokus kanë thënë se menjëherë pas kësaj kategorie do të vaksinohen ata që u prekën më së shumti nga ky virus, qytetarët e moshës mbi 65 vjeç.
“Punonjësit shëndetësor, qytetarët e moshës mbi 65 vjeçe, të sëmuret kronike, punonjësit e shërbimeve te lidhura me COVID-19, etj”, thuhet në përgjigjen e MSh-së.
E sipas MSh-së ka mundësi që një sasi e caktuar e vaksinave të arrijë edhe më herët se sa mesi i muajit shkurt, por që nuk do të jetë një sasi e madhe, shkruan Gazeta inFokus.
“360 000 vaksina anti COVID-19 për fillim do te merren falas nga mekanizimi COVAX. Sasi te tjera, sipas nevojës do te blihen nga ky mekanizëm apo edhe prodhuesit drejtpërdrejtë. Vaksinat e para pritet te arrijnë ne mes te muajit shkurt, por ka gjasa qe sasi te caktuara të arrijnë edhe më herët, të siguruara përmes rrugëve të tjera”, thuhet në përgjigjen e MSH-së.
Po ashtu sipas tyre ka edhe negociata me mekanizma dhe institucione tjera për vaksina të tjera.
Mirëpo përveç vaksinave që do të vijnë si donacion qeveria në buxhetin për vitin 2021 ka paraparë edhe 40 milionë euro për të blerë vaksina dhe për nevoja të tjera për COVID-19.
“Kosova, ka siguruar buxhet prej 40 milionë eurove (ne kuadër te buxhetit 2021) për vaksinat qe do t’i blejë vet dhe nevojat për COVID-19, kështu që çdo vaksine qe do t’u jepet qytetareve të Kosovës, do te jetë falas.”, thuhet në përgjigjen e MSH-së.
Nga COVID-19 në Kosovë kanë humbur jetën 1 mijë e 351 persona.
Ndërsa deri më tani nga virusi COVID-19, janë prekur, 52 mijë e 134 qytetarë, e raste aktualisht aktive janë edhe 7 mijë e 835 raste./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Gjatë 24 orëve janë ngritur 73 aktakuza kundër 80 personave
Prokurori i Shtetit njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur shtatëd...
-
Adriana Matoshi e gatshme të bëjë foto nudo para kandidatit të LDK-së: A po don në parlament a ku?
Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Fahredin Spahija, i c...
-
VDES GAZETARI MUHARREM RAMABAJA
Gazetari kosovar, Muharrem Ramabaja ka ndërruar jetë gjatë mbrëmjes së djeshm...
-
Artisti kosovar krijon portretin e Joe Biden me 120 kilogramë fara dhe drithëra
Derisa vëmendja e botës është kthyer nga ceremonia e inaugurimit të President...
-
Vuçiq përsëri kërcënon, kësaj here për shkak të deklaratës së Haradinajt
“Haradinaj është njeri i rrezikshëm, ndërsa Shqipëria e Madhe është kërcënim ...
-
“Dy të akuzuar për korrupsion në listën e Vetëvendosjes”
Të gjitha partitë politike tashmë i kanë publikuar listat e kandidatëve për d...
-
I konfiskohet arma me disa fishekë 50 vjeçarit në Prishtinë
Në mesnatë është ndaluar një veturë e tipit Smart, në rrugën “Mark Isaku në P...
-
Ymeri beson se fondi për rimëkëmbje ekonomike i propozuar nga AAK është i arritshëm
Analisti politik Visar Ymeri, i ftuar në emisionin Debat Plus në Dukagjini ës...
-
Aktualisht asnjë foshnje e infektuar me coronavirus në Kosovë
Nga virusi COVID-19 nuk shpëtuan as bebet e posalindura. Disa bebe u infek...
-
Shërbyesit civilë: Ligjet veç në letër, shpeshherë s’po zbatohen
Sindikata e Shërbyesve Civilë në vazhdimësi kanë shprehur pakënaqësitë lidhur...
-
Çfarë ndodh nëse një president refuzon të largohet nga Shtëpia e Bardhë?
Megjithëse i kundërshtoi ashpër rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të nënt...
-
64 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 11 në gjendje më të rëndë
64 pacientë të infektuar me COVID-19 janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës...