Lajme

Ja kush do ta zëvendësoje Rashit Qalajn

Autori: Gazeta inFokus 16:30 | 16 October 2020

Zyra e Kryeministrit, Avdullah Hoti ka njoftuar për shkarkimin e drejtorit të përgjithshëm të Policisë, Rashit Qalajn.

Nga Zyra e Kryeministrit e kanë konfirmuar lajmin dhe kanë thënë se ushtrues detyrë nga Hoti është emëruar Samedin Mehmeti, shkruan Gazeta inFokus.

“Në përputhje me kompetencat ligjore dhe bazuar në raportin e performancës për drejtorin e Policisë së Kosovës, sot Kryeministri i Republikës së Kosovës z. Avdullah Hoti ka liruar nga detyra z. Rashit Qalaj, nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës”, thotë njoftimi i ZKM’së.

-Advertisement-

“Në përputhje me Ligjin për Policinë, Kryeministri Hoti ka emëruar z. Samedin Mehmeti, ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera