Lajme

Ja kush do ta zëvendësoj Besim Beqajn

Autori: Gazeta inFokus 16:30 | 19 June 2019

Kadri Veseli vendosi që të shkarkojë nga të gjitha pozitat të gjithë ata anëtarë të PDK’së që kanë aktakuza. Njëri nga ta është edhe ministri i Inovacionit Besim Beqaj.

Për ta zavendësuar atë po përmendet emri i ish’kandidatit për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj.

Në një prononcim për Express, Totaj ka thënë se ka dëgjuar për vendimin e Veselit nga mediat.

-Advertisement-

“Unë kam marrë vesh nga mediat se kryetari Veseli do t’i shkarkojë nga pozita të gjithë ata që kanë aktakzua”, deklaroi ai, duke mos pranuar apo mohuar se është diskutuar për një ofertë të tillë.

“Jam i gatshëm që të pranoj këtë nëse më kërkohet nga kreu i partisë”, deklaroi Totaj shkurtimisht.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera