Lajme

Ja kur do të kthehet në Kosovë shqiptarja e parë që u ngjit në majë të Everestit

Autori: Gazeta inFokus 12:59 | 26 May 2017

Shqiptarja e parë që arriti në majën e Malit Everest, Uta Ibrahimi,  do të kthehet në Kosovë nesër rreth orës 20:00.

Uta do të aderoj në aeroportin Adem Jashari, shkruan Infokusi.com

Uta Ibrahimi sapo ka përfunduar ekspeditën dimërore 4 javore në Himalaya, konkretisht në qendër-veri të Nepalit, në Luginën Ralëaling e cila është e njohur për mundësi të ndryshme alpine përgjatë gjithë vitit

-Advertisement-

Everest është mali më i lartë i vargmaleve të Himalajeve, dhe maja e tij vendi më i lartë i Tokës mbi sipërfaqen e detit, me lartësi 8.848 metra. Gjendet ndërmjet Nepalit dhe Tibetit, në kordinata gjeografike 28ο Β, 87ο Α.

Lartësia e tij ndryshon çdo vit disa milimetra për arsye të krijimit të maleve që krijoi Himalajet dhe vazhdon edhe në periudhën tonë sepse pllaka tektonike e Indisë përplaset me atë të Azisë. 8.850 metrat janë në dy të tretat e lartësisë së troposferës. Në këtë lartësi ajri është i rrallë dhe mungesa e oksigjenit, erërat e forta dhe temperaturat shumë të ulëta e bëjnë të pamundur lulëzimin e bimëve dhe barit në faqet më të larta./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera