Lajme

Ja kur pritet të shkatërrohet materiali zgjedhor

Autori: Gazeta inFokus 21:55 | 08 December 2019

KQZ do të marrë vendim për një proces të tillë i cili është edhe faza e fundit e procesit zgjedhor. Edhe më pak se dy muaj, i gjithë materiali zgjedhor do të shkatërrohet.

KQZ do të marrë vendim për një process të tillë i cili është edhe faza e fundit e procesit zgjedhor.

“Pas çdo procesi zgjedhor, materiali i ndjeshëm zgjedhor, ku bëjnë pjesë edhe fletëvotimet shkatërrohet.

-Advertisement-

Kjo llogaritet të jetë faza e fundit e një procesi zgjedhor”.“Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme për shkatërrimin e materialit zgjedhor, vendimi merret nga KQZ-ja brenda 60 ditëve pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve.

Në përputhje me ligjin, KQZ-ja do të marrë këtë vendim dhe sigurisht se do të bëhet publik”, Valmir Elezi, Zëdhënës i KQZ-së.

Elezi më tej ka sqaruar se nuk shkatërrohet i gjithë materiali zgjedhor pasi që nuk lejohet asgjësimi i një pjese të materialit që i duhet prokurorisë.

E një pjesë tjetër do të ruhet për qëllime të trajnimit të stafit i cili angazhohet në proceset e ardhshme zgjedhore.

“Jo i gjithë materiali i ndjeshëm zgjedhor shkatërrohet. Materiali i cili ruhet është objekt hetimi i Prokurorisë së Shtetit dhe ne kemi obligim që ta ruajmë deri në përfundimin e të gjitha procedurave”.

“Gjithashtu, edhe një pjesë tjetër e materialit zgjedhor ruhet dhe kjo bëhet për qëllime të trajnimit të stafit i cili angazhohet në proceset e ardhshme zgjedhore”.

Problematike në këto zgjedhje është vlerësuar numri i madh i fletëvotimeve të pavlefshme. Mbi 40 mijë e 732 fletëvotime janë vlerësuar si të pavlefshme.

Komunat që prijnë për nga numri i fletëvotime të pavlefshme, sipas KDI-së janë Skenderaj, Novobërda, Drenasi dhe Podujeva.

Kurse pas certifikimit të rezultateve LVV, si parti e para në këto zgjedhje, ka marrë 221.001 vota (26,270%), LDK e dyta me 206.516 vota (24,548%), PDK e treta me 178.637 vota (21,234%), koalicioni AAK-PSD 96.872 vota (11,515%).

Ndërsa koalicioni Nisma-AKR-PD e ka kaluar pragun duke marrë 42.083 vota, apo në përqindje 5,002%.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera