Sport

Ja kur pritet të fillojë meçi Joshua – Ruiz

Autori: Gazeta inFokus 20:32 | 07 December 2019

Anthony Joshua ndeshet me Andy Ruizin në rimeçin e jashtëzakonshëm, që është “përsëritje” e përballjes së disa muajve më parë.

Joshua do ta ketë shansin të hakmerret për një prej disfatave më shokuese në histori të boksit, në meçin që zhvillohet sonte në Arabinë Saudite.

Të dy boksierët u matën të premten, me Joshuan që doli të jetë 21 kilogramë më i lehtë se rivali i tij nga Meksika.

-Advertisement-

Përndryshe, me 128 kilogramë, Ruiz nuk ka peshuar asnjëherë më shumë që nga debutimi i tij më 2009.

Meçi mes Joshuas dhe Ruizit zhvillohet sonte rreth orës 22:00, sipas kohës tonë lokale.

Sa i përket bilancit, Joshua ka vetëm një humbje në 23 meçe, me 22 fitore derisa 21 prej tyre i ka mbyllur me nokaut.

Në anën tjetër, Andy Ruiz Jr ka zhvilluar 34 meçe, duke fituar 33 prej tyre, derisa 22 herë ai i ka mbyllur meçet me nokaut.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera