Lajme

Ja kur intervistohet Zafir Berisha nga Gjykata Speciale

Autori: Gazeta inFokus 10:49 | 13 December 2019

Ish-komandanti i UÇK-së , Zafir Berisha ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale.Ai, pritet të intervistohet me 21 janar të vitit 2020.Berisha e ka konfirmuar këtë datë të intervistimit në Hagë.

“Me 21 janar do të paraqitem në Hagë”, konfirmon Berisha, për “PrizrenPress” .Zafir Berisha, në cilësinë e deputetit, ka qenë kundër formimit të Gjykatës Speciale.

Ai vazhdimisht ka akuzuar presidentin aktual të Kosovës, Hashim Thaçin dhe deputët të cilët në atë kohë votuan themelimin e kësaj gjykateSipas tij, lufta e UÇK-së ka qenë e pastër si loti.

-Advertisement-

“Tendenca për ta krahasuar luftën çlirimtare të UÇK-së me luftën gjenocidale të Serbisë nga kjo gjykatë e cila është produkt i një “raporti” me të dhëna nga Serbia dhe mbetjet e tyre në Kosovë, është ofendim për mira qytetarë të vrarë nga aparati shtetëror i Serbisë”, shprehet ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera