Lajme

Ja kur Fushë Kosova do të ketë 24 orë ujë

Autori: Gazeta inFokus 10:20 | 07 Qershor 2018

Shtatori do të jetë muaji kur qytetarët e komunës së Fushë Kosovës do të kenë furnizim 24 orësh me ujë të pijes.

Kështu bëri të ditur Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZhE), Valdrin Lluka gjatë vizitës që bëri në këtë komunë.

Kreu i MZhE-së, tha se është e çuditshme se si për një kosto simbolike Fushë Kosova ka mbetur pa ujë.

-Advertisement-

Ai tha se është çështje javësh marrja e vendimit për financimin e këtij projekti dhe pas kësaj sipas Llukës mbetet çështja e tenderimit.

Ndërsa Kryetar i komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha falënderoj ministrin për angazhimin  duke premtuar se së bashku do të punojnë në zgjidhjen e këtij problemi.

Sipas drejtorit të KRU “Prishtina”, Ilir Abdullahu, arsyeja e mos furnizimit të Fushë Kosovës me ujë të pijshëm, ka qenë financimi.

Problem ky i cili sipas tij, do të zgjidhet shumë shpejtë. Abdullahu bëri të ditur se i gjithë projekti do të kushtojë 400 mijë euro.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy