Lajme

Ja kur fillon vendosja në konvikte

Autori: Gazeta inFokus 11:15 | 26 September 2017

Të gjithë studentët e Universitetit të Prishtinës të pranuar në konvikte do të mund të vendosen që nga pasnesër më 28 shtator, shkruan Infokusi.com

Sipas një njoftimi fillimi i vendosjes në konviktet 6 dhe 7 me datën 28 dhe 29 shtator deri ora 14:00, konviktet 1,2 dhe 3 me datën 02,03 dhe 04 tetor deri ne ora 14:00, konviktet 4 dhe 5 me datën 04,05 dhe 06 tetor deri në ora 14:00.

Ndërsa për vendosje në konviktin numër 8 do të njoftohet me kohë.

-Advertisement-

Më poshtë mund të gjeni njoftimin e plotë

“Konviktet 6 dhe 7 me datën 28 dhe 29 shtator deri ora 14,00

Konviktet 1,2 dhe 3 me datën 02,03 dhe 04 tetor deri ne ora 14,00

Konviktet 4 dhe 5 me datën 04,05 dhe 06 tetor deri në ora 14,00

Njoftim plotësues: Studentët e Fakultetit të Mjekësisë (meshkuj ) të cilët vendosen në konvitin nr 8 do të njoftohen me kohë për fillimin e vendosjes.

Vendosja bëhet pas disa ditësh për shkak të punimeve përmbyllëse nga ana e punëkryesit.

Studentët e konviktit VIII deri ne hapjen e konviktit do të paisen me kartela të menzës te Salla 1 Tetori me datat 02.10.2017 deri më 09.10.2017.

Vëmendje: Pas përfundimit të afateve nuk pranohen reklamime. Dëshmi se studenti e ka siguruar vendin është kthimi i fletëpagesës dhe kryerja e obligimeve tjera tek personat zyrtar në konvikte.”/INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BLACK FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera