Ja kur do të vendoset për vizat e kosovarëve

Autori: Gazeta inFokus
09:24 | 27 September 2022
Çështja e liberalizimit të vizave do të diskutohet në takimin e grupit punues të Këshillit Evropian më 13 tetor. Kështu ka njoftuar Presidenca Çeke, e cila nëpërmjet një letre dërguar shteteve anëtare të BE-së thuhet se procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën është tejet i vonuar. Ndërkohë njohës të integrimeve vlerësojnë se deri në fund të vitit mund të merret vendimi për largimin e vizave për kosovarët.
Liberalizimi i vizave për Kosovën do të jetë në rend të ditës në takimin e grupit punues të Këshillit Evropian, më 13 tetor. Presidenca Çeke me anë të një letre, të cilën e ka dërguar te shtetet anëtare të BE-së, thuhet se liberalizimi i vizave është element kyç në procesin e integrimeve të Kosovës në BE, që tashmë është tejet i vonuar. Tutje në letër thuhet se Kosova është i vetmi vend i Ballkanit Perëndimor, i cili akoma nuk e ka siguruar regjimin pa viza me BE-në.
Njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare janë optimistë se liberalizimi i vizave do të ndodhë gjatë këtij viti. Profesori i diplomacisë dhe negocimit ndërkombëtar në Universitetin e Parisit, Valon Murtezaj, ka thënë për Radio Kosovën se Kosova ka kohë që i ka plotësuar të gjitha kriteret dhe sipas tij në vjeshtë të këtij viti mund të merret vendimi.
“Kosova ka kohë që i ka plotësuar të gjitha kriteret teknike dhe të tjera, të cilat kanë qenë në udhërrëfyesin e BE-së, prandaj është momenti i fundit që BE-ja t’i ofrojë qytetarëve të Kosovës lirinë e lëvizjes. Në vjeshtë të këtij viti pra, mund të merret vendim kryesor që do të thotë se qytetarëve të Kosovës do t’u hiqen vizat”, deklaroi Murtezaj.
Profesori i shkencave politike, Dritëro Arifi, ka deklaruar se këtë vit mund të merret vendim, ndërkohë që vizat do të largohen vitin e ardhshëm.
“Procesi i liberalizimit të vizave mund të ndodhë, nuk mendoj që në fund të këtij viti, por që të paktën gjatë këtij viti do të merret vendimi për largimin e vizave, tha Arifi.
Lulzim Peci, nga KIPRED, ka deklaruar se për shkak të qëndrimit të Francës, e cila dikur ishte kundër liberalizimit të vizave, e tani po e përkrahë atë, regjimi i vizave do të mundë të ndodhë shpejt për kosovarët.
“Mendoj që kjo sivjet do të ndodhë, meqë Franca e ka ndryshuar qëndrimin dhe nuk besoj që pritet ndonjë problem i madh. Nuk është tani problemi politik, tash është çështje procedurale brenda BE-së”, shtoi Peci.
Deri tani, Komisioni Evropian ka rekomanduar disa herë që Kosovës t’i liberalizohen vizat, pasi sipas këtij Komisioni Kosova i ka plotësuar kriteret e kërkuara nga Bashkimi Evropian. Megjithëkëtë, Kosova mbetet i vetmi shtet në Ballkanin Perëndimor i cili nuk ka liberalizim vizash me BE-në.

Të tjera
-
Policia arreston dorasin e dyshuar për vṛḁsjen në Vushtrri
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar B.D., 19-vjeçar, si i dysh...
-
Moti për pesë ditët e ardhshme në Kosovë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka dhënë parashikimin për motin në Ko...
-
Abdixhiku nga Podujeva: Takoj, falënderoj – me njerëzit e vendit tonë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku është takuar me qy...
-
E trishtë: Ky është i riu që mbeti i vrḁṛë në Vushtrri, del fotografia e tij
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në Vushtrri, ku një person është gjetur ...
-
E rëndë: Ky është burri që mbeti i theru*r në Mitrovicë
Një përleshje mes disa personave ka përfunduar me therje me thikë mbrëmjen e ...
-
Osmani pas triumfit të “dardanëve”: Kosovë, vazhdo të shkëlqesh kudo
Kombëtarja e Kosovës ka shkruar sonte histori, duke e fituar edhe duelin e kt...
-
Policia jep detaje për vṛḁsjen në Vushtrri
Një inicdent me të shtëna me armë zjarri ka pasur sot rreth orës 20:35, ku si...
-
111 mjekë braktisën Kosovën në vitin 2024
Gjatë vitit 2024 nga Kosova janë larguar 111 mjekë. Sipas Pleurat Sejdiut,...
-
Një këndvështrim ndryshe për diasporën shqiptare: Punëtorë, të suksesshëm dhe krenaria e atdheut
Gazetari Shkëlzen Dakaj ka ndarë një përjetim personal nga vizitat që po bën ...
-
Ky është 18-vjeçari që mbeti i vrḁṛë në Vushtrri
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në Mitrovicë, ku një person është gjetur...
-
Dalin pamje të reja nga vendi ku dyshohet se mbeti një i vrḁrë në Vushtrri
Një person dyshohet se është vrarë mbrëmjen e së dielës në qytetin e Vushtrri...
-
Vushtrri: Pamje nga vendngjarja, një person i shtrirë në tokë
Një person dyshohet se është vrarë mbrëmjen e së dielës në qytetin e Vushtrri...