Sport

Ja kur do të tërhiqet shorti dhe kur do të zhvillohen ndeshjet e rundit të tretë të Kupës së Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 21:47 | 28 November 2019

Tanimë janë caktuar skuadrat pjesëmarrëse për raundin e tretë në Kupën e Kosovës.

Ballkani arriti ta eliminojë Dritën, ndërsa Feronikeli mposhti minimalisht Llapin, duke bërë që dy skuadra pretendente të eliminohen herët.

Gazeta Sheshi mëson se shorti për raundin e tretë do të hidhet të martën më 3 dhjetor me fillim nga ora 13:00 në zyrat e Federatës së Futbollit të Kosovës.

16 skuadra do të jenë në pritje për ta mësuar kundërshtarin në rrethin e tretë.

Ndërkohë ndeshjet e këtij raundi do të zhvillohen të shtunën dhe të dielën më 7 dhe 8 dhjetor me fillim nga ora 12:30.

Skuadrat pjesëmarrëse në rrethin e tretë në Kupën e Kosovës:

Ballkani

Trepça

Dardana

Feronikeli

Gjilani

Vushtrria

Prishtina

2 Korriku

Dukagjini

Ferizaj

Arbëria

Vitia

Liria

Trepça ‘89

Drenica

A&N

 

 

Të tjera