Lajme

Ja kur do të rikthehet furnizimi me ujë në Fushë Kosovë, Kalabri e Obiliq

Autori: Gazeta inFokus 15:43 | 22 November 2022

Kompania e Ujësjellësit KRU, “Prishtina”, përmes një njoftimi ka treguar se Fushë Kosovës do të i rikthehet furnizimi me ujë sot, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një postimi në “Facebook”, nga kjo kompani kanë thënë se ky qytet do të ketë furnizim me ujë sot nga ora 17:00-22:00 dhe nesër nga ora 06:00-09:00.

Po ashtu, përmes komunikatës bëhet e ditur se në Kalabri dhe Obiliq në pjesën dërmuese, tash për tash ka furnizim me ujë të pijshëm, përmes zgjidhjeve alternative.

-Advertisement-

“1.Pas një periudhe pesë vjeçare, kemi riaktivizuar gypin e çelikut me diametër fi 400 mm dhe gjatësi 2 km nga rezervuari i Arbërisë ( i cili mbushet me ujë nga Impianti i Trajtimit të Ujit Albanik/Batllavë) deri në rezervuarin në Shkabaj, që më pas të shpërndahet një sasi e ujit, që sado pak të e zbusë situatën e furnizimit me ujë. 2.Lagjja” Kalabria” në Prishtinë tashmë ka furnizim me ujë të pijshëm,  përmes zgjidhjeve alternative. 3.Po ashtu Obiliqi, pjesa dërmuese tash për tash kanë furnizim me ujë, përmes zgjidhjeve alternative. 4.Fushë Kosova do të ketë furnizim me ujë sot duke filluar nga ora 17:00-22:00 dhe nesër nga ora 06:00-09:00, deri në stabilizimin e situatës me turbullirë në kanal. 5.Drenasi është në pozicion jo të mirë, pasi që nuk ka ndonjë alternativë tjetër, përveqse ujin fillestar për trajtim në stacionin e pompave në Bivolak e merr direkt nga kanali i Ibër Lepencit. 6.Autocisternat / autobotët janë të fokusuar në Drenas dhe Fushë Kosovë”, thuhet në njoftimin e tyre.

Ndërkaq kanë bërë të ditur se Impianti i Trajtimit të Ujit në Shkabaj është jashtë funksionit, ngaqë niveli i turbullirës në kanalin e Ibrit vazhdon të jetë i lartë.

“Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut ditët të fundit, janë rritur edhe rrjedhjet sipërfaqësore në zonat fushore dhe pastaj të njejtat në disa raste kanë përfunduar te kanali i Ibër Lepencit, kanal prej të cilit merret uji i pa përpunuar për tu trajtuar pastaj për pije ( FPU Shkabaj). Si shkak i kësaj, kemi rritje të turbullirës , nivel që bënë të pamundur trajtimin e ujit për pije konform standardeve dhe teknologjisë që posedojmë. Ju njoftojmë që, Impianti i Trajtimit të Ujit në Shkabaj është jashtë funksionit, ngaqë niveli i turbullirës në kanalin e Ibrit vazhdon të jetë i lartë ( shih. fotot). Brenda 24 h të mobilizuar teknikisht kemi arritë të realizojmë një zgjidhje alternative të përkohshme, deri në stabilizimin e nivelit të tubullirës në kanalin e Ibrit (  i cili menaxhohet nga NH” Ibër Lepenc”)”, thuhet tutje në njoftim./Gazeta Infokus/

Më poshtë gjeni postimin e plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion me ofertë PAKO SUPREME – kësaj radhe më shumë argëtim!
-Advertisement-

Të tjera