Sport

Ja kur do të mbahen zgjedhjet për president të KOK-ut

Autori: Gazeta inFokus 17:16 | 25 February 2021

Asambleja e Punës dhe Zgjedhore e Komitetit Olimpik të Kosovës do të mbahet më 25 mars nga ora 15:00.

Vendimi për mbajtjen e zgjedhjeve më 25 të muajit të ardhshëm është marrë të enjten në mbledhjen e Bordit të KOK-ut.

Kundër kandidatë të presidentit aktual, Besim Hasani, janë deklaruar se do të jenë edhe Ismet Krasniqi, Milaim Kelmendi dhe Linda Shala, ndërsa Afërdita Fazlija nuk e ka pohuar as mohuar kandidaturën.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera