Lajme

Ja kur do të lehtësohen rregullat e udhëtimit për në Zvicër

Autori: Gazeta inFokus 10:28 | 25 January 2022

Që nga e shtuna, udhëtarët që janë plotësisht të vaksinuar kundër Covid dhe ata që janë shëruar nuk kanë më nevojë të tregojnë rezultatet e testimit për të hyrë në Zvicër nga vendet tjera.

Vetëm personat që nuk janë as të vaksinuar dhe as të shëruar duhet të paraqesin një test negativ pas mbërritjes.

Testi PCR duhet të bëhet brenda 72 orëve të fundit dhe testi i shpejtë i antigjenit brenda 24 orëve të fundit.

-Advertisement-

Sidoqoftë, kërkesa e mëparshme për një test të dytë pas katër deri në shtatë ditë pas mbërritjes është hequr më parë për shkak të aftësive të kufizuara të testimit në Zvicër.

Është eliminuar gjithashtu detyrimi për të konfirmuar një rezultat pozitiv, duke bërë një test të përsëritur PCR./albinfo.ch

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera