Ja kur do të hiqet ndryshimi i orës
Autori: Gazeta inFokus 18:18 | 05 March 2019
Në vitin 2021 hiqet ndryshimi i orës.
Koha ka kaluar për periudhën e verës dhe të dimrit. Për këtë janë të një mendjeje Komisioni i BE-së dhe Parlamenti Evropian. Komisionet përkatëse të Parlamentit të BE duan që deputeti evropian i CDU-së, Peter Liese të punonte me ngulm për çështjen e kohës. Tani që Komisioni i transportit i dha me shumicë votat, ai mund të fillojë të punojë në fund të marsit me Plenumin. Por i mungon për këtë aprovimi i 28 shteteve të BE.
Procesi kërkon aprovimin gjerman?
Njoftimi i Presidenti të Komisionit të BE, Jean Claude Juncker të bërë në muajin shtator se ndryshimi i orës do të hiqet shumë shpejt, dëshmoi se ishte njoftim i parakohshëm. Ky ka qenë rezultati që ka dalë nga sondazhet e bëra me qytetarët e BE. Pa e pritur këtë rezultat, doli se 80 përqind e shumicës mendojnë se ndryshimi i orës nuk është më në përputhje me realitetin. Sidoqoftë sondazhet nuk ishin reprezentative, sepse tre milionë nga 4,6 milionët që votuan ishin nga Gjermania. Diplomatët e BE nga vendet e tjera të vogla u ankuan se Komisioni i BE kërkon që të detyrojë vendet e tjera të plotësojnë dëshirën gjermane. Kështu që Komisioni i BE duhet të frenohet me çdo kusht.
Juncker donte të hiqte ndryshimin e orës që në këtë pranverë, në mënyrë që para zgjedhjeve evropiane të majit të mund të pretendojë se është ndjekur dëshira e popullit. Por shtetet anëtare kërkuan afate kalimtare deri më 2021.
Gjërat e mira duan kohë të vijnë, sidomos në BE. Si kompromis për heqjen e “rregullave për ndryshimin e orës” është vendosur viti 2020, në pranverë apo në vjeshtë, shkruan alsat-m përcjellë Klan Kosova.
Anëtarët e BE i japin kohë vetes
Por tani, thuhet që në muaji qershor ministrat e vendeve anëtare të marrin për herë të parë vendim se kur dhe ku do të vlejë cila kohë. Sepse disa anëtarë të BE, mes të cilave Britania e Madhe, Greqia dhe Portugalia, duan që t’i mbajnë rregullat e vjetra dhe të kenë ndryshimin e orës dy herë në vit në verë dhe në dimër.
Qipro, Hollanda, Danimarka, Franca dhe Irlanda nuk kanë marrë ende vendim. Shtetet e tjera duan ta heqin ndryshimin e orës, por duhet të vendosin cilën nga kohët do të zgjedhin, atë të dimrit apo atë të verës.
Pse zgjat kaq shumë kjo gjë, e shpjegon deputeti evropian Liese për Deutsche Wellen:
“Duhet kohë për t’ i dhënë mundësinë vendeve anëtare që të koordinohen. Do të ishte e rëndësishme nëse do të kishim të njëjtën orë në gjithë sipërfaqen”. Nëse në të ardhmen do të udhëtohet nga Hamburgu në Hollandë dhe Belgjikë apo Francë, atëherë ora duhet të ndryshohet të paktën një herë dhe jo tre. Kompanitë e fluturimeve ajrore, hekurudhave, ndërmarrjeve të transportit duhet të përshtaten.
“Por për këtë nuk duhen dy vjet. Kjo gjë mund të bëhet edhe më shpejt,” thotë eksperti i kohës për partinë konservatore.
Pjesa më e madhe e vendeve të botës nuk e njohin ndryshimin e orës, vetëm 73 prej tyre e bënë këtë vit. Ka shtete në të cilat ora ndryshon vetëm në një pjesë, sipër shembull në Kanada apo SHBA. 69 shtete e kanë hequr ndryshimin e orës, që kanë pasur më parë. BE ka tre zona kohore, nga Portugalia në perëndim deri në Qipro në lindje. Edhe tregu i brendshëm ose planet e fluturimit nuk janë penguar të funksionojnë. E sigurt është sidoqoftë se ndryshimi i orëve do të prezantohet 30 marsin e ardhshëm. në të gjithë BE-në.
Të tjera
-
Kosovari që u arrestua nën pretekstin për kri*me lu*fte në Serbi, nesër del para gjykatës
Kosovari që u arrestua nën pretekstin për krime lufte në Serbi, nesër del par...
-
Lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës që u arrestua nga Serbia
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, që u ndalua në kufi n...
-
Të shtëna armësh në Prishtinë
Mbrëmjen e sotshme në Prishtinë, në afërsi të një pompe derivatesh, ka pasur ...
-
Gazeta ukrainase: Më e udhës Kyivi ta zgjedh partnere Kosovën se Beogradin prorus -humbje historike për Serbinë në Strasburg
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PACE), të martën në mbrëmje vo...
-
Hoxhaj në Austri takon ish-kancelarin Kurz dhe deputetë austriakë, ka një kërkesë për ta
Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite në Austri, k...
-
Prindon Sadriu i gëzohet çmimit që e mori Presidentja: Krenar me ty
Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani i është ndarë çmimi Evropian nga shoqëria...
-
Maqedonci ngre alarmin: Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci 24 orë pas bllokimit në kufi me Serbinë ...
-
Gërvalla takon ambasadorin amerikan – diskutuan për këto çështje
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka zhvilluar ta...
-
ShBA do të vërë veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB
ShBA do të ushtrojë të drejtën e vetos nesër në një takim të Këshillit të Sig...
-
I vazhdohet paraburgimi Thaçit, Veselit dhe Bahtjarit
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për të...
-
Panairi i Kantonit, një mundësi për zgjerimin e komunikimit në fushën e biznesit
Kryeministri kinez Li Qiang u shpreh gjatë takimit me biznesmenët e huaj, pje...
-
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Një tërmet më magnitudë 5.6 ballë është regjistruar në Turqi në provincën e T...