Sport

Ja kur do të hidhet shorti për çerekfinalet e Kupës së Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 16:05 | 10 December 2019

Shorti për çerekfinalet e Kupës së Kosovës do të hidhet ditën e enjten, shkruan Gazeta inFokus.

Ky lajm është konfirmuar nga Federata e Futbollit e Kosovës.

“Komisioni i Garave do të bëjë tërheqjen e shortit për fazën çerekfinale të Kupës së Kosovës, të enjten, në orën 12:00, në selinë e FFK-së. “, thuhet në njoftimin e FFK-së.

-Advertisement-

Kujtojmë se pjesëmarrjen në këtë fazë të garave e kanë siguruar Prishtina, Gjilani, Liria, Vushtrria, Feronikeli, Drenica, Ballkani dhe Dukagjini./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera