BE-ja i kundërpërgjigjet Thaçit rreth kërkesës që Shqipëria t’ua japë shtetësinë kosovarëve
Autori: Gazeta inFokus 11:17 | 12 October 2017
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kërkuar nga Meta që Shqipëria t’ua japë shtetësinë kosovarëve meqë Kosovës nuk po i mundësohet për të lëvizur lirshëm, shkruan gazeta Zeri.
“Kam kërkuar nga presidenti Meta që kosovarëve, sidomos studentëve dhe biznesmenëve, t’u mundësohet që të kenë nënshtetësi të Shqipërisë në mënyrë që të lëvizin lirshëm”, ka thënë Thaçi.
Mirëpo presidenti Meta nuk ka qenë i mendimit me Thaçin. Përkundrazi, ai ka konsideruar se një opsion i tillë nuk ofron zgjidhje. Ndërkaq, duke komentuar deklaratat në fjalë kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se nuk duhen mbetur të pashpresë për liberalizimin e vizave.
E pavarësisht deklaratave të presidentit Thaçi, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë në një përgjigje për “Zërin” ka thënë se Kosova duhet të punojë në përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave.
“Qeveria e re duhet ta gjejë një mënyrë për t’i përmbushur pritjet e qytetarëve të vet dhe liberalizimi i vizave është në krye të këtyre pritjeve. Prandaj, është esenciale që Kosova të tregojë rezultate në përmbushjen e kushteve të mbetura, duke ecur përpara me demarkacionin e kufirit me Malin e Zi dhe duke treguar përparim në regjistrin e të dhënave në rastet e luftimit të korrupsionit dhe të krimit të organizuar. Kjo e fundit duhet të jetë një proces i vazhdueshëm”, thuhet në përgjigjen e BE-së.
Të tjera
-
Përfundon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve për këtë javë
Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 57-të të ZPS-së, gjykimi në çës...
-
Kurti para gjermanëve: Duam t’i bashkohemi BE-së, NATO-s dhe KiE-së
Kryeministri Albin Kurti ka përmendur qëllimin e Kosovës për integrimin euroa...
-
Rikthimi i ftohtit rrezikon të mbjellat në Evropë
Moti i ftohtë i këtyre ditëve e në disa rajone të Evropës edhe breshëri që ka...
-
Zveçan: Policia i gjen armë në shtëpi, i dyshuari dërgohet në mbajtje
Policia e Kosovës njofton se të mërkurën gjatë kontrollit në shtëpinë e një t...
-
Opozita lëshon sallën, shkak raporti i DASH e marrëveshjet ndërkombëtare
Partitë opozitare kanë lëshuar seancën e Kuvendit të Kosovës. Arsyeja për kët...
-
Hulumtimi i Infokusit: Ferat Shala e quan të dyshimtë dhe të kundërligjshme marrëveshjen e Liburn Aliut për tunelin Prizren – Tetovë
Gazeta Infokus ekskluzivisht të mërkurën ka publikuar marrëveshjen e nënshkru...
-
LAJMI I FUNDIT: Lirohen nga akuza Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku
Janë liruar nga akuza, Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylej...
-
Murati: S`po ratifikohen marrëveshjet që do të përfitonim 300 milionë euro
Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se janë 300 mil...
-
Avokati i Popullit, i shqetësuar me akuzat për ngacmime seksuale në UP
Institucioni i Avokatit të Popullit është shprehur jashtëzakonisht i shqetësu...
-
Sindikata e Re KEK-ut dhe ajo e Trepçës, reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime
Sindikata e Re e KEK-ut, Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës dhe S...
-
“Për nder të Liburn Aliut i cili na lëshoi çeshmen”, PSD aksion para Qeverisë
Partia Socialdemokrate ka zhvilluar një aksion simbolik në oborrin e Qeverisë...
-
Bogujevci: Suksesi i Kosovës në KiE-kur jemi bashkë arrijmë shumë
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, e ka vlerësuar si suks...